LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Medaljet e trimerise

19 Shkurt 2015, 11:22, Aktualitet CNA

Nga Astrit Patozi*

Ka qene nje kohe nga fundi i diktatures, kur sa me shume boshatisej tregu, aq me teper shtoheshin titujt dhe fletet e lavderimit per klasen punetore dhe fshataresine kooperativiste. Ishte gati nje ligj i pashkruar i regjimit, qe kur dikujt nuk i jep dot leke, jepi medalje dhe dekorata. Kjo kohe m’u kujtua kur po shqyrtohej ne komision ligji, qe pritet qe miratohej sot.

Natyrisht, nuk kam ndermend qe te merrem me efektet qe mund te kete ai tek forcat tona te armatosura, sepse besoj qe eshte gjeja e fundit qe ka vlere ne hierarkine e reformave, per te cilat ato kane nevoje. Ne vija te trasha ligji percakton se medaljet nuk jepen vetem nga ministri i Mbrojtjes, por edhe nga shefi i Shtabit te Pergjithshem, komandanti i brigades, komandanti i kompanise, ne mos gabohem edhe nga komandante me te vegjel.

Relacioni nuk e shpjegon dhe une nuk e di se standarti i kujt vendi eshte marre si model, se Shqiperia eshhe prej vitesh anetare e NATO-s, por jam shume i sigurt se ai lume medaljesh, qe mund te shoqeroje aplikimin e ketij ligji, nuk do t’i beje as me te zote dhe as me atdhedashes ushtaraket tane. E aq me pak mund te shpresojme se permes tyre evitojme ngjarje te tilla te renda si ajo e pilotit qe humbi jeten ne Spanje.

Por me shume se abuzimi qe mund te ndodhe me kete fenomen tek forcat tona te armatosura, mua me shqetëson epidemia e shperndarjes pa dogane te medaljeve, si mentalitet qeverises gjate ketyre viteve.

Pavaresisht se nuk eshte okjekt i ketij ligji, kryeministri i vendit eshte ne fakt medaljeshperndaresi me i pakonkurrueshem ne Shqiperi. Praktikisht, ne drejtohemi sot nga nje qeveri, e cila ne mungese te puneve te mira per kete vend, i jep medalje dhe dekorata vetes, per vepra te pakryera ndonjëherë. Madje shefi i saj nuk e ka fare problem që shumicen e medialjeve t?i vendose ne xhaketen e vet, njesoj si tre lapsat me ngjyrat e flamurit francez, gjate parakalimit “Je sui Charlie” ne Paris.

Vetem ditet e fundit ne kemi marre pjese, edhe pse ne menyre pasive, ne ceremonite e akordimit te disa medaljeve. Ato si gjithmonë shfaqen live në ekrane.

A nuk e pate kryeministrin se si para nje jave ne vend te dekorates kishte vene ne gjoks nje qinjgj te njome, kur po mburrej se kishte shkeputur nga tufa e tij 200 krere dele per t’ia zevendesuar nje fshatari, qe humbi kopene nga permbytja? Disa dite me pas te njejten gje beri edhe kryetari i Kuvendit, i cili ndoshta per te mos e imituar plotesisht, apo ndoshta per t?u treguar kreativ, ne vend te deleve dergoi ne Ferras 5 mije zogj pulash.

Pervecse irrituese, inskenime te tilla jane fyese, jo thjesht per banoret e permbytur, por per cdo qytetar te ketij vendi, qe pret krejtesiht nje gje tjeter nga qeveria e vet. Qindra familje te permbytyra ne Vlore, Fier, Berat e gjetke kane nevoje sot per mbeshtteje reale dhe te barabarte nga shteti i tyre, dhe jo per filantropi zyrtaresh te larte. Por mbi te gjitha ata kanë nevojë per garanci nga shteti i tyre se permbytjet nuk do te kthehen ne fatkeqesi kronike per ta, sa here te zemerohet qielli.

Nese do te shkosh si burre shteti ne Novosele apo Levan merr me vete vendimin e qeverise qe demshpërblen ne menyre te plote cdo dem te shkaktuar nga permbytja dhe e ke kryer detyren ndaj njerezve ne fatkeqesi. Ssepse delet e mbytyra atje jane shume me teper se 200, po ashtu edhe pulat, zogjte, lopet, frigoriferet e demet e tjera te shkaktuara nga vershimi i lumenjve. Sepse ata qindra dhe mijëra te tjere, qe kane pesuar fatkeqesi te ngjashme, nuk gezohen dot me delet e bashkefshtaritnte tyre,te cilate iu kthyen nga pseudo-bujaria e kryeministrit, vetem per ta nxjerre ne televizor.

Ne nuk kemi nevoje per nje kryeminister qe shperndan dele dhe as per nje kryetar kuvendi, qe u con peshqesh fshtarëve zogj, sepse nuk di qe ne qeveri te kete ndonje stalle dhensh dhe as ne parlamant te jete hapur ndonje pulari. Dhe qe te jem i drejte deri ne fund, e njeta gje vlen edhe per furgonat me ushqime, qe nisen nga selia e opozites, nderkohe qe nuk di qe atje te kete ndonje fabrike mielli apo magazine orizi.

Nese duam vertete ti ndihmojme ata njerez duhet qe ne kete salle te miratojmë sa më parë nje strategji afatgjate per ti dhene fund nje here e pergjithmone atyre tragjedive të rënda familjare qe pothuajse persëriten cdo vit. E cila mund te perfshije madje edhe shpernguljen e shume banorëve, shtepitë e te cilëve ndodhen ne vijen e kuqe te rrezikut. Sado kosto te larte te kete, do te jete gjithmone me e vogel se sa taksa qe paguajme cdo vit, por mbi te gjitha do te shpetojme edhe nga stresi kombetar, qe shoqeron gjithmonë fatkeqesi te tilla.
Dhe parate nuk jane aq veshire te gjenden, ndonese ne ende jemi vend i varfer. Mjafton te anullojme projektin skandaloz te check up-it shendetesor, qe i eshte falur nje kompanie, qe tregton cigare, dhe kemi siguruar 120 milion euro. Perfytyro se sa dele mund te bliheshin me kete shume dhe sa dhurata mund te bente Edi Rama me te ne kete prag fushate.

Vendi eshte prej kohesh ne daren e krimit te organizuar, por kryeministri nuk pushon se dheni dekorata dhe medalje per ministrin e Brendshem. Jetojme ne epoken e tritolit si asnjehere me pare, por kjo konsiderohet merite per shkak se, sipas Edi Rames, qeveria e paska prekur ne kallo mafian. Por me kete bilanc te zymte i bie qe njerezit te luten qe qeveria te mos e ngacmoje më krimin e organizuar, sepse ishim me mire kur paskemi qene me keq.

Eshtë gati aksiomë që politika nuk flet asnjehere ne kohen e shkuar. Por kryeministri na fton qe ta harrojme tritolin dhe grabitjet skandaloze te bankave dhe dyqaneve ne mes te Tiranes, por t?i njohim ministrit te brendshem meriten e nderhyrjes ne Lazarat. Qe te harrojme pasigurine e sotme, por te gezohemi me suksesin e tij te djeshem, gjithmone nese ka qene i tille.

Na eshte kerkuar edhe ne kete salle solidaritet me ministrin e Brendshem, pasi dikush guxoi dhe vuri nje bombe me telekomande ne biznesin e babait te tij. Plotesisht dakord. Jam ne krah te Saimir Tanirit, per ate ngjarje te rende, si politikan, pavaresisht faktit qe eshte kundershtari im, si koleg, por edhe si bashkeqytetar, sepse jetojme gati nen te njejten cati. Denoj me force cdo akt dhune dhe do ta bej kete me te njejten force, cilido qofte i sulmuari.

Por puna eshte se Saimir Tahiri nuk eshte aty që ta mbështesim sa herë ta sulmojnë, por që të na mbrojë ne nga sulmet e krimit. Nuk eshte ai qe duhet te kete nevoje per solidaritetin dhe mbeshtetjen tone, por krejt e kunderta. Ne rast se bandat e kane si loje tritolin mbi familjen e ministrit te Brendshem, cfare mund te bejne ata me qytetaret pa pushtet? Dhe bandat nuk po ia përtojnë kësaj pune, pasi bombat me tritol po lëshohen në gjithë vendin me lehtësinë e fushekzjarreve të Vitit të Ri. Ndaj edhe medaljet mbi gjoksin e minstrit te Brendshem, qe vendos here pas here Edi Rama nuk kane shume kuptim, sa kohe qe ministri ka me shume nevoje per mbeshtetjen e te pambrojturve, se sa kemi ne per mbrojtjen e tij.

Por kjo qeveri nuk shperndan medalje vetem ne kohe te veshtira per vendin apo vetem ne raste fatkeqesish. Kryeministrii e ben ate pothuajse cdo dite, me nje rregullsi te habitshme dhe pa u lodhur asnjehere. Pardje ishte ne Lac dhe foli per mijëra vende te reja pune, ndërkohë që ne ate qytet nuk mbahet mend kur eshte shenuar i punesuari i fundit. Ne fakt, ne vend te vendeve te punes ne Shqiperi po hapen zyra pune, madje ne disa raste ato thjesht dhe vetem po rikontrukrohen. Por kjo nuk e pengon keyeministrin t?ia mbushe gjoksin me medalje Erion Velise, te cilit me shume i rendojne ato, sesa dikasteret e reja qe i shtohen, sa here Edin Rama vendos t?i kepuse ndonje cope ministrive te Shkelqim Canit apo te Eglantina Gjermenit. Keta te dy, pak nga pak, po shndërrohen në ministra pa portofol,per rrjedhoje edhe pa medalje, ndersa Erion Velija dhe Arben Ahmetaj, jane tejfryre nga permbytjet e kompetencave.

Shqiperia endet e pashprese ne varferi dhe pa asnje gjurme rilindjeje ekonomike, ndërkohë që brenda gardhit te qeverise shperthen debati, nese maxhoranca ka ndermarre masa apo reforma, a thua se problemin e kemi doktrinal. Ne fakt, as reforma jane bere dhe, as masa po ndermerren, sepse gjithësesi do te kishte qene gjysma e se keqes. Realisht ka vetem fushata te shpifura restriktive, te cilat nisin me buje dhe shuhen pa zhurme, gjitnje nen hijen e kercenimit me burg, i cili, natyrisht, dhe ne te gjitha rastet, eshte me i keq se varferia më e madhe.

Dikush mund te prese, ndoshta jo pa te drejte, qe une t?i lidh kujtimet e viteve te fundit te diktatures me ate qe po ndodh sot ne Shqiperi, per te gjetur nje ngjashmeri mes bllokut te dikurshem komunist me qeverine e sotme. Nuk e perjashtoj, qe edhe mund te kete, por unë, ne fakt, e mendoj ndryshe. Kam bindjen se me shume kjo eshte nje fryme, qe e ka udhehequr ne menyre konstante e Edi Ramen, qe ne fillimet veta, sipas te cilit ne kete vend nuk ka nevoje te qeverisesh mire, por mjafton t’ua paraqesesh bukur njerezve.

Kjo eshte fasade-politika, kur te gjitha energjite perqendrohen tek forma, tek shfaqja, sepse permbajtja eshte zero. Sa nga mosdashja, aq edhe nga paaftesia. Sipas meje, eshte gjithesesi nje poltiike arkaike, qe shqiptaret konsideron si dele qe mund te genjehen me luge bosh, njesoj si femijeve, qe nuk kane mesuar te lexojne, u tregohen vetem figurat e librave.

?Kur nuk ben pune, mbaj fjalime. Kur nuk hap asnje vend te ri pune, peruro zyra pune. Kur nuk ul cmimin e naftes, bej seminare per gazin e TAP-it, qe gjoja do te lulezoje Shqiperine pas tre vjetesh. Kur vendit i duhen rruge me te gjera, mbill anes atyre qe ke palma super te shtrenjta. Kur i trajton si qen mijera te semure te identifikuar, qe i ke sot paciente spitalesh pa ilace, hidh ne plehra milkona euro, se gjoja po parandalon semundjen e disa te tjereve?. Kjo eshte pak a shume ajo qe ben dhe s’ben qeveria e Edi Rames. Dhe si e tille duhet trajtuar. Si qeveri qe te vetmen pune ka daljen ne tv.

Ndaj ne mbyllje te ketij diskutimi le t?i leme ushtaraket te bejne c te duan me medaljet e veta. Le ta teprojne po te duan me dhenien e tyre, se nuk besoj se na vjen ndonje e keqe e madhe prej saj. Por te ndalet kjo fushate e neveritshme e qeverise, ne krye te se ciles qendron vete kryeministri, e cila shperndan medalje per veten, per pune qe nuk i ka bere kurre. Tek e fundit, edhe qytetaret e kane mundësine per te na dhene te gjitheve medaljen dhe dekoraten qe meritojme. Nje here ne dy vjet. Sic e dimë të gjithë, radha vjen shume shpejt. Dhe per kete nuk ka nevoje te mirarojme ndonje ligj te vecante.

*fjala sot ne Kuvend

Lajmet e fundit nga