LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Besnik Aliaj: Mos kini frikë sot, që mos të vuani urrejtjen nesër

19 Shkurt 2015, 12:35, Opinione CNA

Nga Besnik Aliaj

?FEAR? / FRIKA
Para disa ditesh bera nje postim-ese me titull ?DIRTY WAR? / LUFTA E NDYRE. Ne te vertete nuk kisha aspak deshire te terhiqja vemendjen publike, vecse te nenvizoja ne rrethin e miqve te mi disa ide dhe ndjesi ashtu si modestish i perjetoj dhe kuptoj une. Por krejt papritur u gjenda ne qender te vemendjes ne mediat sociale, te shkruara dhe elektronike. Nderkohe qe tek reagimet si pro dhe kundra qe mora, me beri me shume pershtypje fakti se te dy kategorite e mesiperme i bashkonte nje element i perbashket: pozicionimi i tyre me shume jo ndaj mese se sa ndaj FRIKES. Kjo sepse thash dicka qe ne fakt te gjithe e mendojne, por qe disave s?u pelqen apo i frustron t?a thone, per shkak te pasigurise se tyre per te nesrmen ose per shkak te bindjeve te tyre politiko-taboo. Nderkohe qe disa te tjere me uronin per ?kurajon? pasi mendonin kisha thene disa gjera qe nuk ?thuhen? ne publik. Kjo dhe disa shenja te tjera ne shoqeri se fundmi, me bene te reflektoja gjate me veten (ju siguroj se nuk jam aspak naiv), se ne kete moment ne si shoqeri kemi perseri nje problem te madh me FRIKEN. Dhe duke qene se nga e kaluara kemi patur kujtime aspak te mira nga FRIKA, mendova qe ne postimin e sotem ta c?mitizoj disi kete koncept duke ju rikujtuar dicka qe une mendoj se eshte esenciale per te gjithe pa perjashtim.
Se pari me duhet te them se nga FRIKA ze fill AUTORITARIZMI! Cdo gje fillon bute me nje trend ose gjendje shpirterore te shoqerise, e cila udhehiqet nga PASIGURIA dhe FRIKA e imponuar ne fakt nga vete autoriteti. Pastaj ajo vijon gradualisht me deshiren ne rritje te nje pjese te shoqerise per t?iu ?dorezuar? autoritetetit, ne shkembim te garantimit te nje lloj ?sigurie? nga autoriteti. E keni vete parasysh pragmatizimin e njerezve edhe sot. Nderkohe qe pjesa tjeter e shoqerise, e ngecur ne te njejten klime sociale emocionale e qe bazohet tek FRIKA, fillon te reagoje dhe madje te luftoje kunder autoritarizmit. Kjo krijon ne terren konflikt edhe me te madh se me pare, dhe ne kete menyre krijon per fat te keq me shume argumente per shtrengim te metejshem AUTORITARIZMI, pa perjashtuar as aktet e terrorit dhe manipulimit publik.
Ok ? per ata qe nuk lexojne dot kete ?pyll? konceptesh mes rreshtave po behem edhe me i drejteperdrejte? Kujtoni ju lutem per nje cast 11 Shtatorin ku paniku ne SHBA e shtyu shumicen e popullsise ne BOTE qe te sakrifikonte nje pjese te lirise dhe te drejtave te tyre politike duke ja deleguar ato SHTETIT, ne emer te sigurise politike te ?premtuar? kudner ?terrorizmit?. Po keshtu ne prag te krizes se bankave (kriza ?Lehman brothers? 2006) shume qytetare u ?dorezuan? vete tek shteti duke pranuar ?represionin financiar? ne shkembim te sigurise ekonomike te premtuar. Nderkohe, situata e 97-s eshte nje tjeter ilustrim perfekt edhe per rastin e Shqiperise?
Por sa me shume te zgjase trendi negativ i gjendjes shpirterore te kombit, aq me shume ai do te prodhoje impulse konfliktuale autoritarizmi dhe anti-autoritarizmi, gje qe praktikisht do te stimulojne ne menyre fatale me shume nevoje per ?shtet te forte? qe ne fakt eshte paradhoma e REGJIMEVE AUTORITARE. Me sa po duket, sot ka nje deshire ne rritje per te stabilizuar pushtet mbi territorin dhe burimet. Dhe kjo ka per stimuluar gjithmone e me shume deshire per pushtet mbi njerezit e thjeshte dhe shoqerine ne teresi. Per fat te keq, segmente te tera te shoqerise sot ne vend dhe me gjere ne bote, kane filluar t?a pranojne kete si nje gje me se ?normale?. Shembujt i kemi si brenda ne shtepi edhe tek fqinjet. Deshtimi i liberalizimit per fat te keq la nje vakum qe po justifikon sot masat shtrenguese dhe gjithnje me autoritare te ?shtetit te forte?. Por ajo qe ka me shume rendesi te thuhet eshte se pikerisht ketu buron fatkeqesia e nje kombi?
Gandi ka thene dikur: ARMIKU ESHTE FRIKA! Pra ne mendojme se eshte URREJTJA! Por ne fakt eshte FRIKA! – Kjo e fundit eshte saktesisht burimi i moskomunikimit, i keqkuptimit, i konfliktit, dhe i vete diktaturave. Sepse FRIKA eshte ne thelb si nje ?histori? qe ne ja tregojme fillimisht vetes, por me pas i mbushim mendjen edhe te tjereve. Naturisht nuk do ishte e ndershme te them se rrisqet dhe rreziqet nuk ekzistojne dhe nuk jane realitet. Por sot dua te nenvizoj faktin se FRIKA ESHTE ZGJEDHJE qe ne se individe dhe shoqeri bejme ne nje moment te caktuar te kohes, por pasojat e saj do t?i ndjejme gjate me pas ne histori. Ndaj keshilla ime modeste miqesore per te gjithe eshte se: te vetmen gje qe duhet te kemi FRIKE, eshte vete FRIKA! Sepse cdo gje nga e cila ne perpiqemi te bejme bisht sot, do te gjeje strehe neser ne mendjet tona dhe ne kulturen e te jetuarit, por tashme ne nje shoqeri te SKLLAVERUAR nga FRIKA dhe AUTORITETI.
Ndaj ju lutem njerez mos keni FRIKE sot, qe te mos vuani pasojat fatale te URREJTJES neser!

15:23 Opinione

Pse u tërhoq Basha?

Vendimi i kryebashkiakut për t’u tërhequr nga dhënia me konc...

23:00 Opinione

Mukje, nëntor 2014

Nga Pëllumb Kulla Ja këtu, pas shtatëdhjetë vjetësh!Unë nuk ...

23:00 Opinione

Motive banale

Edison YPIE sheh atë zeshkanen, atë me Sy të Zinj, atë që rr...

23:00 Opinione

Në krah të Luizës

Nga Astrit PatoziLuiza Xhuvani është një njeri në hall të ma...

Lajmet e fundit nga