LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet Lokale/ Meta: Nuk do të ketë zona të ndara mes LSI-së dhe aleatëve

18 Shkurt 2015, 18:04, Politikë CNA

Kreu i Parlamentin njëkohësisht edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta tha në një deklaratë për mediat se javën e ardhshme do të nisë procesi për kandidaturat e zgjedhjeve lokale. Meta bëri të ditur se nuk do të ketë ndarje zonash mes LSI-së dhe aleatëve të saj.

Ndërsa, shtoi se kandidaturat do të jenë cilësore, pasi këto nuk janë zgjedhje politike por për zgjedhjen e administratorit të vendit. Ai deklaroi se neser do të miratohen emrat e anëtarëve të komisionit.  Ai u shpreh se LSI do të mbështesë kandidatura që janë përfaqësuese për qytetet ku ata do të kandidojnë.

Lajmet e fundit nga