LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zaganjori: Një shtet që nuk garanton sigurinë, nuk është më i mirë se diktatura

18 Shkurt 2015, 12:50, Aktualitet CNA

Kryetari i Gjykatës së Lartë,  Xhezair Zaganjori, ka bërë apel që të lihen akuzat politike sa i takon atentateve me tritol që ndodhën në vend. Sipas tij, politika duhet të bashkëpunojë për të shmangur ngjarje të tilla.

?Një nga detyrat e shtetit është siguria dhe ne jemi qytetarë, jo vetëm gjyqtarët apo prokurorët. Si media dhe ne jemi nën presionin e punës, këto fenomene e kanë tronditur shoqërinë. Lufta ndaj krimit është esenciale për shtetin. Një shprehje thotë se një shtet që nuk është në gjendje të garantojë minimum të rendit dhe qetësisë, nuk është më e mirë se diktatura?, tha Zaganjori.

?Duhet bashkëpunim mes vetë politikës. Krimi nuk ka ngjyrime, kërkon bashkëpunim dhe mes mekanizmave të shtetit?, tha më tej ai.

 

Lajmet e fundit nga