LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

STUHIA ZBULON ARTIFAKTE TË LASHTA BIZANTINE

18 Shkurt 2015, 17:29, Aktualitet CNA

Disa gërmime u kryen të enjten për të shpëtuar një qyp gjigand të kohëve byzantine, zbuluar në një plazh pasi një stuhi që pushtoi Izraelin të mërkurën nxori në dritë mjaft artifakte historike në një shesh gërmimi.

Qypi u gjend nga disa rojtarë parqesh në Gan Javne, afër parkut kombëtar të Plazhit të Palmahimit, në Izrael, 15 km. në jug të Tel Avivit, pasi valët e mëdha dhe era e fortë nxorën në dritë enë të lashta varrosur nën shtresa balte dhe mbetjesh.

Gërmimet e Autoritetit të Antikiteteve Izraelite vazhduan të enjten në mëngjes pasi gërmuesit u detyruan ta pezullonin veprimtarinë për shkak të baticave të mëdha.

Pritet që gjatë ditës të zbulohen edhe enë të tjera balte.

Zyrtarët e autoriteteve përgjegjës për antikat mendojnë se qypi 1.5 metra i thellë (dolium) i përket shekujve 4-6 të erës sonë dhe ka gjasë të jetë përdorur si vend ruajtjeje nëntokë.

?I gjithë qypi ishte vendosur nën një dysheme të lashtë dhe vetëm gryka i kishte dalë jashtë?, tha Yitzhak Marmelstein, drejtori i vendit të gërmimit. Pritet që përgjatë plazhit të gjenden edhe qype të tjera.

Mesa duket, qypi është importuar nga Qiproja ose Siria veriore, vazhdoi Malmersteini.

Brenda qypit u gjendën edhe disa sende të tjera, përfshi këtu një flakon të vogël vaji, krejt të pacënuar, fragmente enësh gatimi dhe një tub të vogël temjani.

Porti i lashtë Javne-Jam daton që 4000 vjet më parë, banuar së pari në Epokën e Bronzit e deri vonë në mesjetë. Qëkur nisën gërmimet në vitet ?80, janë zbuluar rrënoja anijesh, pajisje peshkimi dhe artifakte të tjera, të disa epokave të ndryshme.

Gjetja e fundit tregon se qyteti port është banuar që nga epoka e vonë e bronzit deri në atë osmane.

Kjo s?është hera e parë që një stuhi u vjne në ndihmë arkeologëve. Më 2010, erërat e forta dhe reshjet zbuluan një statujë gati-gati të paprekur romake në Ashkelon, të periudhës 1800 deri 2000 vjet më parë.

 

Lajmet e fundit nga