LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Sherri" i Pekës dhe Stefanit te Fevziu, reagon Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

18 Shkurt 2015, 19:15, Aktualitet CNA

Pas debatit mes gazetarit Çim Peka dhe Andrea Stefani në emisioni ?Opinion? në TV Klan, ka reaguar edhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Në deklaratën e shpërndarë thuhet:

?Ndal dhunës verbale dhe përdhosjes së etikës në debatet televizive !

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë me shqetësim të madh po vëren se në realitetin e përditshëm të komunikimit dhe debatit publik, po shpeshtohen rastet e fyerjeve, denigrimeve dhe cenimit të integritetit dhe dinjitetit të kolegëve.

Në debatet e disa prej kanaleve televizive raste të tilla po bëhen më të shpeshta dhe priren drejt një agresiviteti pa etikë dhe që cenojnë rëndë dinjitetin dhe pozicionin profesional.

Rasti i fundit ngjau në emisionin ?Opinion? ku gazetari Çim Peka fyeu gazetarin- analist Andrea Stefani me një zhargon që jo vetëm shkel etikën e komunikimit dhe Kodin Etik, por që e degradon përballjen dhe dialogimin publik mes kolegësh në shëmbëlltyrë të sjelljes dhe polemikës konfliktuale që gjeneron politika dhe protagonistët e saj, shpesh në skenën politike të vendit.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon sjellje të tilla dhe apelon që kolegët dhe analistët të ikin nga kurthe të tilla që në fakt janë shprehje jo e forcës, por e dobësisë për të mbështetur pikëpamjen me argumente dhe logjikë.

Për gazetarin profesionist mbetet devizë e pakapërcyeshme thënia e Volterit:E urrej pikëpamjen tënde, por do të luftoj me të gjitha forcat në mbrojtje të së drejtës që ti ke, për ta shprehur atë.

Të fyesh një koleg për pikëpamjen e kundërt që ka dhe që nuk të pëlqen, është braktisje dhe ikje nga liria, toleranca dhe pluralizmi i pikëpamjeve.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë nuk mund të dakordësohet dhe proteston ndaj qëndrimeve të tilla të cilat minojnë lirinë e shprehjes, vulgarizojnë debatin dhe polemikën mes profesionistëve dhe vlejnë vetëm si shërbestari e verbër ndaj palëve dhe protagonistëve partiakë.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë u bën thirrje kolegëve dhe moderatorëve të debateve televizive që në emisionet e tyre, të kontribuojnë dhe lozin rolin e duhur për ruajtjen dhe respektimin e standardeve etike dhe garantimin e dinjitetit në komunikimin publik?, thuhet në deklaratën e Unionit të Gazetarëve.

Lajmet e fundit nga