LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sarandë/ 5 persona plagosin pronarin e një lokali nate

18 Shkurt 2015, 12:10, Aktualitet CNA

Një grindje mes palëve ka shkaktuar plagosjen e një 39 vjeçari në Sarandë. Policia bën me dije se personi që ka marrë plagë të rënda, i ka shpëtuar më herët disa atentateve me armë zjarri dhe lëndë eksplozive.

Pesë persona kanë qëlluar me sende të forta në kokë dhe disa herë me thikë pronarin e pub ?Ecuador?. 39-vjeçarin Rudin Haxhia, i cili është pronar i një lokali nate në qytetin e Sarandës.

Ngjarja është shënuar në lagjen nr.4, në ambientet e lokalit të natës rreth orës 06:00 të mëngjesit. 39 vjeçari ka marrë plagë të rënda në mushkëri si pasojë e goditjeve të shumta dhe është transportuar me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë

 

Lajmet e fundit nga