LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

OSHEE: "Pezullohen" të prekurit nga mosrakordimi me Postën

18 Shkurt 2015, 20:00, Ekonomi CNA

Administratori i OSHEE, Adrian Çela, ka deklaruar se të gjithë personat që kanë paguar në postë faturat e energjisë elektrike por që për shkak të mosrakordimit me OSHEE figurojnë si debitorë, nuk do të cilësohen të tillë deri në mbyllje të procesit të rakordimit

Ai shtoi se kjo mungesë rakordimi mes Postës dhe kompanisë kap vlerën e 1.2 miliardë lekëve. Sa i përket tarifimit të ri për konsumatorët pas heqjes së fashës mbrojtëse prej 300 kilovatësh, llogaritja do të aplikohet në faturat e këtij muaji.

Megjithatë, plani i kompanisë është që ky lloj faturimi të mos aplikohet më pas Janarit të vitit të ardhshëm. Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, administratori i OSHEE njoftoi se duke nisur nga muaji i ardhshëm do të nisë të aplikohet në 4 zona të Tiranës vendosja e matësve inteligjentë të energjisë.

Kjo fazë e parë do të shërbejë si periudhë testimi dhe si moment vendimmarrje nëse e njëjta praktikë do të ndiqet në të gjithë vendin apo jo.

Lajmet e fundit nga