LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nisja e re, slogani i demokratëve për zgjedhje

18 Shkurt 2015, 15:45, Politikë CNA

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, njoftoi në grupin parlamentar sloganin e re të opozitës për zgjedhjet locale.
?Nisja e Re? sipas Bashës, është me gjithçka ajo përmban e nënkupton, pikësëpari me të jetuarit përditë me realitetin e gjallë të njerëzve, dhe reflektimin e halleve, problemeve dhe shpresave të tyre, në propozimet dhe politikat tona, është projekt dhe sfidë e dorës së parë që mund dhe duhet ta fitojmë vetëm me qytetarët, dhe për qytetarët e këtij vendi?.

Në fjalën përpara deputetëve Basha tha se opozita pret që në zgjedhjet lokale të fitojë bindshëm. ?Kjo do të jetë ora e zgjedhësve që do të vendosin me votë nëse e pranojnë apo e refuzojnë modelin e premtim-mashtrimeve të Edi Ramës dhe Ilir Metës. Ne, opozita, kemi bindjen se përgjigja e zgjedhësve shqiptarë do të jetë një refuzim dhe një mësim për t?u mbajtur mend nga qeveria Rama-Meta, qeveria e mashtruesve dhe gënjeshtarëve?, tha Basha.

Lajmet e fundit nga