LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese dëgjesë me KESH dhe OSHEE

18 Shkurt 2015, 11:07, Politikë CNA

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka zhvilluar një seancë dëgjimore me drejtuesit e KESH dhe OSHEE. Në komision është diskutuar ligji i energjisë dhe performaca e kompanive. Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Adrian Çela, deklaroi se projektligji i energjisë është një harmonizim i interesave të konsumatorve me operatorët.

Sipas Çelës në projektligj parashikohen qartë detyrat dhe detyrimet e operatorit. Ai shtoi  gjithashtu se parashikohet një sistem i mbyllur i shpërndarjes së energjisë elektrike. Lidhur me matësat inteligjentë ai u shpreh se janë të domosdoshëm për shmangien e humbjeve në rrjet.

 

 

Lajmet e fundit nga