LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këshilli i Ministrave: Ja cili do të jetë çmimi maksimal i barnave

18 Shkurt 2015, 19:27, Ekonomi CNA

?Çmimi maksimal i prodhimit të barnave nga fabrikuesit vendas do të caktohet duke shtuar 20% mbi koston e fabrikimit.? Kështu thuhet në vendimin e marrë nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e ditës së sotme.

Ndërsa çmimi maksimal i tregtimit me shumicë të barnave nga importuesit dhe shpërndarësit farmaceutikë caktohet duke shtuar 11 (njëmbëdhjetë) për qind mbi çmimin CIF të importit të barit dhe të EXË të prodhimit vendas, e konvertuar në lekë sipas kursit mesatar të njoftuar nga Banka e Shqipërisë, për çdo 6-mujor. Marzhi 11% ndahet ndërmjet importuesit dhe shpërndarësit, përkatësisht, 8% dhe 3 %.

Gjithashtu është vendosur se çmimi maksimal i tregtimit me pakicë të barnave do caktohet duke shtuar 25% mbi çmimin e blerjes nga shpërndarësi farmaceutik.Vendimi thotë se për barnat e listës, që rimbursohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, zbatohen marzhe të diferencuara, të cilat miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Për barnat që blihen nga institucionet shëndetësore publike, çmimi maksimal i tregtimit dhe marzhi i fitimit, që do të zbatohen mbi çmimin CIF ose EXË, do të jetë sipas tabelës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Për barnat që nuk janë përfshirë në listën bashkëlidhur do të zbatohet një marzh fitimi 8 %.?

 

Lajmet e fundit nga