Connect with Us

Basha: Vendin e ka pushtuar krimi

Politikë

Basha: Vendin e ka pushtuar krimi

Publikuar

-

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi në mbledhjen e Grupit Parlamentar se krimi ka pushtuar vendin. Basha renditi ngjarjet e fundit kriminale, duke filluar që nga shpërthimet me tritol, grabitjet me maska e deri te trafiku i lëndëve narkotike. Ai shtoi se krimi po shumëzon me zero  sukseset imagjinare të qeverisë, ndërsa theksoi se në poste zyrtare janë të emëruar kriminelë me precedentë penal.

LEXO EDHE:  “Pa koment”/ Topalli nxjerr videon e Bashës, ja si gënjeu hapur demokratët

Lidhur me përmbytjet, Basha u shpreh se duhet të bëhet transparenca për ndihmat e dhuruara dhe për fondet e dhëna nga qeveria. Ai akuzoi qeverinë se nuk shpalli gjendjen e emergjencës, kur ajo ishte më shumë se kurrë e nevojshme.

“Kjo qeveri është kujtuar për popullim tani që po afrohen zgjedhjet lokale” shtoi Basha.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“U takua me një ish-Sigurims”/ Jozefina Topalli hedh poshtë lajmin: Sot ndjej vetëm neveri

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar me tone të forta në lidhje me një lajm të publikuar sot në media, ku ndër të tjera thuhej se një ish-Sigurims thuhet se është takuar me Topallin, në vitin 1988, në Uzinën e Telave.

Në një postim në rrjetet sociale, Topalli hedh poshtë lajmin në fjalë, ndërsa thekson se ajo kurrë nuk ka punuar në Uzinën e Telave.

Gjithashtu Topalli shkruan se për shkak të “biografisë së keqe”, nuk është lejuar të studiojë as të punojë, as ajo dhe as motra dhe as vëllai I saj.

Dikush me nisi nje link nga nje media shqiptare qe botonte shkrimet e nje ish Sigurimsi te kohes se diktatures, qe me permendte edhe mua.

Sipas tij me paska takuar ne uzine e telave ne 1988 ku sipas tij punoja si dizenjatore.

Nuk e di a ia vlen realisht me i kthy pergjigje, por instikti me thote te bej edhe nje here sqarim.

Une nuk kam punuar kurre ne uzinen e telave. Nuk kam punuar asnje dite. Nuk kam punuar se nuk pranonin qe te punoja as si punetore 3 turnesh per nje arsye te thjeshte: Une kisha biografine e keqe. Xhaxhallaret e mi ishin denuar me vendim Gjykate me pushkatim se ishin borgjez e kundra diktatures.

Per shkak te kesaj as une , as motra ime as vellai im as nuk na lejuan me ndjek studimet, as nuk na lejonin te punonim as si punetore. As me tre turne , as ne uzinen e telit.

Kete shpifje e kam degjuar disa here ne parlament nga kundershtaret e mi.

Ne ate kohe merzitesha dhe nuk e kuptoja si mund te shpifesh pa asnje fakt, asnje prove.

Sot ndjej vetem neveri.

Falenderoj median per fotot e bukura qe kane perdorur.”-shkruan Jozefina Topalli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Peleshi jep lajmin e mirë/ Parandalohet katastrofa në zonën e lumit të Vlorës

Publikuar

-

Nga

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bën të ditur se ndërhyrja masive e trupave nga toka dhe ajri ka bërë të mundur parandalimin e katastrofës, në zonën e lumit të Vlorës.

“Lajm i mirë – Parandalohet katastrofa në zonën e lumit të Vlorës, ndërhyrja masive e trupave nga toka dhe ajri ka neutralizuar rezikun e jetës dhe banesave atje.

LEXO EDHE:  Basha kujton At Zef Pllumin/ Frymëzimi për të triumfuar ndaj të keqes

LEXO EDHE:  Nga Bislim Ahmetaj/ Një pyetje soriozisht serioze për Sali Berishën

Në mbështetje të operacionit nga toka, në Karaburun ka rifilluar edhe ndërhyrja nga ajri, ndonëse në kushte të vështira klimatike për fluturim.

Ndërhyrje gjithashtu janë bërë edhe ne Vithkuq (Korçë) në Mallakastër, në Tarabosh, (Shkodër) Qerem,(Tropojë), Kalise (Kukës), Mavropull, (Delvinë) etj.”-shkruan Niko Peleshi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Deri tani ka “fituar” vetëm Basha”/ Astrit Patozi i njeh “meritat” kreut të PD

Publikuar

-

Nga

Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar situatën politike në vend dhe deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha, pas shpalljes non-grata nga SHBA dhe pasi ambasadorja Kim, kërkoi që ai mos jetë në Kuvend në shtator.

Në një postim në rrjetet sociale, Patozi shkruan se deri tani i vetmi që ka “fituar” është Lulzim Basha.

Sipas tij, deri tani, Basha ia ka dalë që të marrë njëkohësisht vlerësimet e të dyja palëve ndërluftuese, si të Sali Berishës, ashtu edhe të ambasadores Kim dhe për këtë i duhen njohur “meritat”.

Dënimi amerikan për Berishën duket se do të mbetet e vetmja temë e rëndësishme politike e kësaj vere tmerrësisht të nxehtë.

Por çudia e madhe e këtij debati, që po arrin kulme të reja, është Lulzim Basha, i cili po shkëlqen edhe me heshtjen e vet.

Sepse deri tani ia ka dalë që të marrë njëkohësisht vlerësimet e të dyja palëve ndërluftuese, si të Sali Berishës, ashtu edhe të ambasadores Kim. Të dy ata kanë deklaruar se kanë pasur një bisedë shumë të mirë me kryetarin e PD për çështjen e doktorit “non grata”.

Si të mos ishte hallexhiu, që duhet të bëjë patjetër një zgjedhje përvëluese, por si ta kishin caktuar arbitër apo ndërmjetësues për ta mbyllur luftën pa të lënduar. Dhe kjo është meritë, që i duhet njohur, të paktën deri në shtator.”-shkruan Astrit Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE