LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përmbytjet/ Turqia do të japë 100 mijë dollarë

17 Shkurt 2015, 16:20, Aktualitet CNA

 

Pasi erdhën ndihma nga pothuajse të gjitha vendet e rajonit dhe të Evropës, nuk kishte se si të mungonte Turqia, e cila sipas kryeministrit është në një marrëdhënie  strategjike me vendin tonë. Qeveria Turke sapo ka lajmëruar për dhënien e një ndihme me vlerë monetare prej 100 mijë dollarësh për familjet që janë prekur nga përmbytjet.

Përveç vlerës monetare, Turqia do të shpërndajë edhe 1700 pako me ushqime. Ceremonia e dorëzimit të ndihmës do të mbahet nesër në zonën e Lundrës.

Lajmet e fundit nga