LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Intervista/ Flet protagonisti i 20 shkurtit Fatmir Merkoci: Ja gënjeshtrat e politikanëve

17 Shkurt 2015, 08:59, Aktualitet CNA

Fatmir Merkoçi nuk është thjeshtë protagonist i uraganit popullor që kulmoi me rrëzimin e bustit të diktatorit, Enver Hoxha, në 20 Shkurt 1991, por është edhe viktimë e reagimit të regjimit komunist, teksa qytetarët e Tiranës hodhën litarin në qafën e Enver Hoxhës. Në një intervistë për gazetën ?SOT?, Merkoçi sjell detaje nga ajo ditë, e konsideruar si më e rëndësishmja në historinë e shteti shqiptar. Merkoçi hedh poshtë tezën se rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës ishte skenar i parapërgatitur i Ramiz Alisë, ndërsa dhuna policore ka qenë e pashembullt. Ai ka pohuar se në 20 Shkurt, Neritan Ceka nuk ka ndaluar turmat e drejtuara nga Blloku, por është fshehur në Hotel Dajti. Merkoçi shton se Ceka i ka ndaluar turmat me urdhër të Berishës, një ditë më pas, pra në 21 Shkurt.

-Z. Merkoci, çfarë mbani mend nga 20 Shkurti 1991, ditë në të cilën edhe jeni plagosur?

Në datë 19 Shkurt, te Pallati i Kulturës, u mblodh sindikata (BSPSH), ku u vendos që në datën 20 Shkurt t?u bëhej thirrje të gjithë për të dalë në mbështetje të grevës së urisë, organizuar nga studentët. Kjo deklaratë u dha në lajmet e orës 20:00 tek TVSH dhe në orën 22:00, po prap ky televizion e quajti manifestimin e paralajmëruar si një grumbullim të paligjshëm. Atë natë, bashkë më Gëzim Shimën, kryetar i BSPSH, ramë dakord që ky grupim, nëse do të ishte i madh, të drejtohej drejt Komitetit Qendror, për të protestuar. Këtë deklaratë që po ta them është e para herë që e artikuloj, pasi ka shumë manipulatorë, të cilët kanë manipuluar edhe Presidentin e Republikës, pa qenë protagonistë. Në datën 20 Shkurt jemi takuar me grupin e studentëve tek ?Shtatë Xhuxhat? dhe jemi ngjitur lart në Qytetin Studenti. Baudini kishte sjellë qendrën e zërit nga Kombinati i Autotraktorëve. Ishte vendosur përballë godinës 18, në mos gaboj. Në këto momente sheshi ishte i mbushur, por vazhdonte të mbushje edhe më tej, deri ky shesh arriti në një masë të tejmbushur. Në këto momente Gëzimi qëndron poshtë bashkë me grupin për të kontrolluar dhe drejtuar turmën, ndërsa ne u ngjitëm në katin e katërt. Aty kishte një tribunë, ku gjithkush mund të fliste pa dallim dhe pa censurë. Pas pak kohë, në derën e kësaj godine shfaqen dy policë, të cilët kërkuan që të mbyllnim këtë tribunë të fjalës së lirë duke e quajtur të paligjshme. Në ato momente, Ilia Terpini xhironte me kamerën e tij. Të pranishme ishin edhe dy vajza që unë i njihej, Rajmonda Bulku dhe Marjeta Laja. Në këto momente, pas kundërshtimeve që i bëra, policia tentoi të përdorte forcën dhe të merrte kamerën. Njëri polic nxjerr armën, duke kërcënuar se do të qëllonte nëse nuk e mbyllnin dhe nuk i dorëzonim kamerën.

-Si u shmang kjo stistë dhe si u orientuan njerëzit drejt institucioneve dhe Sheshit Skënderbej?

Duke parë gjendjen e vështirë, kam marrë mikrofonin dhe i kam thënë Mondës që të nxjerrë njerëzit në bulevard. Ajo bën thirrje, ku thotë: ?Gratë dhe motrat të dalim tek Presidenca?. Në këtë moment i marr mikrofonin Mondës dhe them: ?Të gjithë në bulevard?. Ndërsa mora kamerën dhe Ilian për të zbritur poshtë. Aty bashkohemi me njerëzit dhe marrim rrugën drejt Ambasadës Amerikan dhe tek Liceu Artistik. Disa njerëz tentuan të futen tek radio, njerëz të cilët i kam ndalur falë edhe gazetarëve. Kështu vazhduam rrugën për në bulevard. Tek Kryeministria ishin rreshtuar ushtarët e Gardës. Në këto momente policia filloi të përdorte ujë me ngjyrë dhe gaz lotsjellës. Pra, filloi dhuna mbi ne. Ajo që të bënte përshtypje ishte fakti se në drejtimin tonë nuk po vinim më demonstrues, pasi tek Liceu ishte vendosur menjëherë një gardh ushtarësh. Përfundimisht, ne, si pjesa e parë e demonstruesve kishim mbetur në grackë mes Liceut dhe Kryeministrisë. Pasi e panë se nuk po tërhiqeshim dhe i?u afruam gardhit të Kryeministrisë, ata nuk na lejuan të vazhdonim rrugën për në bulevard. Pas disa tentativash, arrita të komunikoi me komandantin e tyre, i cili deklaroi se do të përdorte çdo mjet që ne të mos kalonim. Në këtë moment, ai urdhëroi togën e ushtarëve me komandën armë-mbush! Në irritimin e tij të skajshëm dhe komandën zjarr. E gjithë toga qëlloi, por jo drejt nesh, por në ajër. Stepja nga ana jonë ishte e madhe. Megjithatë, komunikojmë sërish me komandantin, si cili thotë se nëse do të dilnim në bulevard, do të dilnim vetëm nga Inima, pra një rrugë tjetër.

-Cili është roli i Neritan Cekës në rënien e bustit të Enver Hoxhës?

Ne dolëm në bulevardin kryesor, ku unë kam shpalosur një flamur dhe kam marrë gjithë drejtimin për në sheshin ?Skënderbej?. Te ura ishte vendosur një gardë e madhe ushtarësh dhe nuk na lejuan që të kalonim, ne vendosëm të kalonim te sheshi ?Skëndërbej?. Në bulevardin kryesor, në krah të Hotel ?Dajtit? kam parë Neritan Cekën. Unë e kam parë që Neritan Ceka u fut te Hotel ?Dajti? dhe nuk doli. Neritan Ceka nuk ka asnjë rol më 20 shkurt, ai nuk ka lidhje në këtë ngjarje.

-Në cilën datë Neritan Ceka ka kërkuar të ndalojë demonstratën e studentëve?

Më datën 21 Shkurt ne kemi tentuar të futemi në Komitetin Qëndror dhe aty Neritan Ceka ka dalë dhe ka hipur sipër tankut, duke thënë: ?Kthehuni, nuk do derdhim gjak?! Në këto momente kam pasur një debat me Cekën, i kam thënë se pse ka ardhur, ndërsa ai më ka pohuar nga goja e tij: ?Nuk kam ardhur vetëm, por me porosi të doktorit?.

-Si jeni plagosur?   Duke qenë se u ngjitëm në bulevard dhe morëm rrugën drejt sheshit, u futëm poshtë lulishtes dhe kam hipur te Skënderbeu. Aty kemi qëndruar rreth 10 minuta, sheshi ishte i rrethuar nga forcat e rendit, kishte makina të blinduara. Më kujtohet një djalë kur sulmoi makinën e blinduar dhe pas një qëndrimi 10 minutash, i them djemve se ne nuk kemi çfarë të bëjmë këtu, nuk kemi ardhur për të parë spektakël dhe ju thashë që të zbrisnim poshtë. Zbritëm poshtë dhe dolëm në krah të bankës të stacionit të autobusit. Pas disa 3-4 tentativave luftë me policinë arritëm ta thyenim këtë gardë. I gjithë sheshi ishte i rrethuar nga policia dhe policia nuk mund të vinte vetëm te ne, atëherë arritëm që të kalonim këtë gardë. Arritëm të hipim në piedestal dhe mund të kemi qenë rreth 20-30 vetë. Unë kur arrita të hip në piedesal, shpalosa një flamur pa yll, për të cilën më vjen keq se e humba atë ditë. Të gjithë njerëzit ishin aty dhe filluan të godasin përmendoren me duar pasi nuk kishim asgjë me vete. E theksoj se nuk kishin asgjë me vete, pasi dua të shuaj ato zëra që pretendojnë që rënia e monumentit të diktatorit ka qenë e parapërgatitur. Unë si protagonisti apo si udhëheqësi i kësaj demonstrate, nuk njoh asnjë njeri i cili të më ketë komanduar për në shesh për të rrëzuar monumentin e diktatorit.

-Kur lëvizja ishte spontane, nga dolën mjetet për ta rrëzuar monumentin e diktatorit Enver Hoxha?

Ne nëse do ishim të organizuar për ta hedhur, atëherë ne do kishim edhe mjete me vete. Për sa kohë ne nuk kishim asgjë me vete, por çdo gjë që është marrë, është marrë në mënyrë spontane dhe përsa kohë që ato pllaka mermeri të cilët sot askush nuk do të mund t?i hiqte me duar, ne i kemi hequr. Le të dalë dikush dhe të thotë se unë kisha mjetet e nevojshme për të hequr pllakat. Asnjë nuk kishte litar me vete. Litari është marrë nga njerëzit mbrapa përleshjes me policinë. Kur u pushtua piedestali, forcat e policisë dhe të ushtrisë përdorën çdo lloj mjeti kundër nesh. Përdorën dhunë kundra nesh, ndërkohë një helikopter na monitoronte nga lart. U përdor arma. Nëse do ishim të përgatitur, do të bënim një rënie ose një organizim tjetër. Qëllimi jonë ishte nëse njerëzit do i përgjigjeshin thirrjes tonë, ne do t?i nxirrnim para Komitetit Qëndror për të protestuar. Njerëzit nuk ishin të përgatitur për ta rrëzuar atë monument. Dhuna, armët, zjarri që ata përdorën, ndoshta ishte shtytja më e madhe e një urrejtje për të bërë më pas dhe atë veprim që u bë. Te ?Vdekja e Kalit? është një xhirim bruto. Aty shihet që e gjithë situata precipitoi në momentin kur unë isha sipër piedestalit dhe jam qëlluar me armë në kokë. Përveç goditjes, kur kam rënë poshtë ndaj meje është përdorur dhunë tej mase fizike. Ata djem që ishin aty, të cilët i falënderoj, më kanë ngritur në krah dhe në momentin kur më kanë transportuar për të vdekur, atëherë ndodhi që edhe vetë policia u step, u tremb, sepse u mendua se ndodhi një ?vdekje?. Më pas shpërtheu një revoltë e madhe e popullit.

-Çfarë ndodhi më pas me ju?

Më dërguan në spitalin numër 2, gjithmonë e dinin se isha një person ?i vdekur?. Unë jetën time ia kushtoj prof. Arjan Xhumarit. Në momentin që më pa, më morri dhe më dha ndihmën e parë.   -Pra juve ju humbi momenti i rrëzimit të bustit?   Po, më ka humbur për punë minutash. Sepse më çuan në spital dhe atje më mori për kurim neurokirurgu Arjan Xhumari. Ai më shpëtoi. Pasi ndenja nja dy orë në spital, kur u përmenda dëgjova infermieren që kërkonte identitetet e mia dhe Arjani po i?a jepte. E ndjeva që duhej të ikja. U çova, por rashë prapë. Pasi më bënë disa gjilpëra u çova. Infermieres i thashë se do të shkoja në banjo. Dola nga spitali 2, te dera dhe aty pashë një çun me motor të vogël. I thashë të më çonte në qendër. Ai më dha lajmin: ?Ka ra Enver Hoxha?. Kur? ? e pyeta. ?Ka nja një orë?-mu përgjigj. Kjo ishte gjithë ajo ditë. Më pas shkova në Qytetin Studenti ku u bashkova me të tjerët. Në fund dua të them se ne nuk u nisëm për të rrëzuar shtatoren atë ditë.

-Si pasuan ngjarjet pas rrëzimit të bustit?

Politika nuk e priti mirë dhe kur them politika, i kam parasysh të gjithë. Si pozita edhe opozita. Unë pata shumë reagime personale për atë akt, deri në mohim të aktit, sa shumë prej tyre filluan të abuzonin. Pastaj në 1995, Ali Begeja, kameraman në televizion, bëri një ekspozitë për 20 shkurtin te Muzeu Historik dhe më thotë dikush. Atje pashë dy fotografitë e mia të mëdha në momentin kur më kanë ngritur dhe më pas kur më hipën në makinë për të më çuar në spital. Isha edhe në filmime. Këto filmime janë përdorur siç janë nga pjesa te kryeministria te filmi ?Vdekja e kalit?, me imazhet e trupit tim janë në film.

-Pas plagosjes, cilat ishin kontaktet me pjesën e regjimit. Kishte tentativa për ta manipuluar këtë ngjarje?

Shtëpia ime ka qenë e survejuar. Unë kam qëndruar te shoqëria ime dhe të gjitha veprimet në atë kohë i bëja publike. Nuk qenë i fshehur, falë edhe një organizimi që bënim në atë kohë me sindikatën. Unë gjithmonë dilja në bulevard dhe jo skutave. Urrejtja e tyre ishte shumë e madhe, por nuk kishin më forcë që ta zhbënim ngjarjen që ndodhi. Ata kishin një metodë shumë të fshehtë, pasi nuk mbanin protokolle në atë kohë.

-Pse e keni refuzuar dekorimin nga ish-Presidenti Bamir Topi?

Nga viti 1996 ishte dikush që kërkohej të merrte flamurin e datës 20 shkurt. 20 shkurtin kanë dashur shumë ta marrin si atribut të tyre, por në 1994 Ali Begeja bën një ekspozitë te Muzeu Kombëtar dhe falë kësaj ekspozite ai pasqyron dy foto e mia ku unë jam plagosur dhe jam ngritur në krah dhe një foto ku jam futur te makina. Falë këtyre fotove u dokumentua që ai person isha unë, pasi kanë dalë shumë njerëz që kanë dashur ta marrin si atribut të tyre.

-A ka emra konkretë që kanë dashur ta marrin këtë ngjarje si atribut të tyre?

Atributin që kanë dashur ta marrin, janë të gjithë ata që janë dekoruar nga ish-Presidenti Bamir Topi. Një vit përpara se të bëhej dekorimi, më vjen një gazetar i cili quhet Ferdinand Dervishi dhe kërkon të pijë kafe me mua. Ai më thotë se për ju shkruhet shumë në internet dhe janë dërguar shumë e-maile dhe se janë dekoruar shumë njerëz që ne nuk i njohim, por atë që u plagos të cilin ne e kemi mbajtur në krah pse nuk është dekoruar? Unë i thashë nuk e di. Atë ditë më ftuan dhe më thanë se duhet të shkoja pasi do më dekoronte Presidenti Topi. Unë vajta në Presidencë, në ceremoni zyrtare ishin përfaqësues të grupit diplomatik. Realisht aty pashë që edhe ata njerëz që dekoronte Presidenti, ishin gazetarë, operatorë dhe kameramanë që nuk kishin lidhje me ngjarjen, por bënin punën e tyre. Z. Topi më dekoron me titullin ?Ithtar i demokracisë?. Unë i them se përpara se ta marrë këtë dekoratë, dua të lëshoj një mesazh për politikën: ?Ne si popull jemi ndarë nga diktatura qysh më 20 shkurt kur kemi hedhur monumentin. Nuk kemi pasur kurajën civile, morale dhe ligjore për të dënuar krimet e komunizmit dhe për t?u hequr titujt në radhë të parë Enver Hoxhës, titullin ?Hero i Popullit?, të cilin e mban edhe sot. Përsa kohë ju nuk i hiqni titullin, nuk dënoni komunizmin, unë këtë dekorim nuk e pranoj?. Përfaqësuesit e ambasadës gjermane më falënderuan për gjestin.

-A jeni njohur me librin e Preç Zogajt dhe a konstatoni pasaktësi në rrëfimet e tij rreth kësaj ngjarje?   Unë e kam marrë librin jo se doja ta merrja, pasi më thanë se kishte shkruar për 20 shkurtin. Mund të them se Preç Zogaj ka marrë një guxim shumë të madh, që ka bërë një libër, ku nga fillimi nuk ka asgjë të saktë çfarë thotë. Në rastin e 20 shkurtit ka ngritur në piedestal heroin e tij, ndërsa emrin tim e ka vënë si në kronikat e zeza, ?u plagos filani?.

-Sipas jush, kush janë protagonistët realë të këtyre ngjarjeve?   Protagonistët kryesorë janë Bashkimi i Sindikatave të Pavarura. Ne që e organizuam dhe e themeluam atë sindikatë.

-Po Lëvizja Studentore, çfarë roli kishte?

Lëvizja Studentore ishte thjesht një shkëndijë për kërkesën e tyre. Studentët na kanë ndihmuar në grumbullimin e forcës sonë, edhe ne i dhamë ndihmën tonë studentëve.

08:48 Aktualitet

Sot, Kosova 7 vjec

Në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës do të festohet s...

Lajmet e fundit nga