LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Guida e Udhëtimit të Forbes shpall yjet e vitit 2015

17 Shkurt 2015, 20:25, Kulturë CNA

Guida e Udhëtimit të Forbes ka bërë publike listën e tij të 57 vendeve yje fitues e cila përfshin yjet e pronave në Meksiko, Karaibe, Amberikën Latine, Japoni dhe Tailandë. Gjatë viteve të kaluar skuadra e profesionistëve të Forbs ka udhëtuar kudo në botë në kërkim të hoteleve, restoranteve dhe spa-ve më të mirë që ju t?ja shtoni listës suaj.
Midis listës për vitin 2015 janë rreth 18 hotele të reja me 5 yje, 10 restorante të reja me 5 yje dhe shtatë spa.
Në Meksikë, Four Seasons Resort Punta Mita, në Nayarit dhe Rosewood Mayakoba në Playa del Carmen, të cilat kanë mbetur po me 5 yje, kurse Karaibet panë Jumby Bay, A Roseëood Resort në Antigua, dhe Cheval Blanc St-Barth Isle de France dhe Eden Rock ? St. Barths në St. Barts të fitonin shkelqimin e lakmuar. Guangzhou futet në listë me dy vende me 5 yje, hotelin Four Seasons Hotel Guangzhou dhe The Ritz-Carlton, Guangzhou. Dama e madhe e Bangkokut Mandarin Oriental, Bangkok, rrëmbeu hotelin e parë me 5 yje të Tajlandës, dhe Tokyo fitoi 5 yje me Mandarin Oriental, Tokyo. The Langham, Hong Kong dhe Conrad Macao, Cotai Central për herë të parë e fituan cmimin me 5 yje.
Në Amerike një cmim me 5 yje shkoi për resortin Park Hyatt Aviara Resort në Karlsbad, Kaliforni; Keswick Hall and Golf Club në Keswick;Rosewood Sand Hill në Menlo Park, Kaliforni; The Ritz-Carlton, Dove Mountain në Marana, Arizona; The Setai, Miami Beach në Miami Beach;Trump International Hotel Waikiki Beach Walk në Honolulu; dhe Wheatleigh në Lenox, Masacusets.
Guida e Udhëtimeve të Forbs tani përfshin 115 hotele me 5 yje, 55 restorante dhe 48 sap me 5 yje. Ajo përmban gjithashtu një total prej 336 hotelesh me 4 yje, 192 restorante dhe 163 sap me 4 yje si edhe 100 hotele dhe 60 restorante të rekomanduara.

 

Lajmet e fundit nga