Këlliçi: “5 D” nuk mbyllet me drejtorët, Veliaj do përgjigjet para drejtësisë
Drejtuesi i PD-së për Tiranën dhe ish-deputeti, Belind Kël...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën dhe ish-deputeti, Belind Kël...
Henry Ridgewell
Greqia ka paralajmëruar se do të kërkojë ndihmë financiare nga Rusia nëse dështojnë negociatat për të zbutur kushtet e paketës së shpëtimit të Bashkimit Evropian, duke zemëruar udhëheqësit evropianë që mendojnë se Moska ka ushqyer konfliktin në Ukrainë. Athina thotë gjithashtu se mund t?i drejtohet Kinës ose Shteteve të Bashkuara si alternativë për ndihmë për ekonominë e saj të dobët.
Evropa përballet me dy kriza njëkohësisht: Agresioni rus në Ukrainën lindore dhe mundësinë që Greqia të braktisë planin e shpëtimit dhe të dalë nga Eurozona.
Në pamje të parë këto kërcënime duken të palidhura. Por Greqia dhe Rusia kanë një histori të gjatë marrëdhëniesh, siç shpjegon Ioannis Kokkoris i Universitetit Mbretëresha Mary në Londër:
?Rusia dhe Greqia kanë pasur gjithmonë lidhje të forta, kryesisht falë fesë. Është pjesë e historisë. Ne kemi pasur luftëra të përbashkëta?.
Kryeministri i ri grek e bëri të qartë qëndrimin e tij për sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Moskës, në fillim të muajit:
?Tensionet e vazhdueshme, të shndërruara në një luftë për ekonominë, nuk do të kenë rezultate pozitive për popujt e Evropës. Në këtë kuptim, Greqia dhe Qipro mund të jenë një urë bashkëpunimi dhe paqeje mes Bashkimit Evropian dhe Rusisë?.
Zoti Tsipras u zgjodh me premtimin për t?u dhënë fund masave shtrënguese evropiane dhe për të rinegociuar kushtet e paketës së ndihmave për Greqinë. Nëse ato negociata dështojnë, Ministri i Mbrojtjes i Greqisë tha javës që kaloi se alternativa mund të ishte që Athina t?i drejtohej Rusisë për ndihmë, duke rrezikuar një çarje të rëndë me Bashkimin Evropian dhe NATO-n.
Por nëndrejtori i Qendrës për Reformë Evropiane në Londër, Simon Tilford thotë se ky është një kërcënim i zbrazët:
?Mendoj se Rusia do të tundohej që të jepte mbështetje. Por ata nuk i kanë burimet për një gjë të tillë sepse është një vend që po kalon një krizë të madhe ekonomike për vete?.
Kina është përmendur si një burim i mundshëm ndihme. Gjiganti shtetëror i transportit Cosco bleu gjysmën e portit të Pireut para pesë vjetësh për më shumë se gjysmë miliardë dollarësh. Ambiciet kineze për ta zgjeruar kontrollin kanë ngecur, pasi qeveria e re dha sinjale se mund të pezullojë privatizimet që synojnë uljen e borxhit publik:
?Kina ka si objektiv të privatizojë dy porte greke. Dhe kjo është bllokuar nga qeveria e re. Kështuqë kinezët mund të shtyhen që të bëjnë për vete qeverinë greke, me disa financime. Por përsëri, nuk besoj se ata do të futeshin në një situatë ku Greqia ka një borxh prej 200 miliardë eurosh për të paguar?.
Athina ka përmendur edhe Shtetet e Bashkuara si burim të mundshëm ndihmash. Uashingtoni ka ofruar mbështetje për qëndrimin e Greqisë kundër masave të mëtejshme shtrënguese, por nuk ka gjasa të japë mbështetje financiare thotë Simon Tilford:
?Obama foli në mbështetje të Greqisë duke thënë se nuk mund ta detyrosh një vend të qëndrojë në një gjendje të tillë për një kohë të pacaktuar. Duhet të ketë rritje. Por amerikanët do të preferonin të ushtronin trysni ndaj gjermanëve dhe pjesës tjetër të Eurozonës për një marrëveshje me Greqinë me financime direkte për të njëjtat arsye si Kina. Ata nuk duan të zemërojnë pjesën tjetër të Eurozonës?.
Paralajmërimi i Greqisë për të parë përtej Evropës, edhe nga Moska shihet si lëvizja e fundit në një lojë rivaliteti. Por analistët paralajmërojnë se nëse Greqia detyrohet të dalë nga Eurozona, dëshpërimi ekonomik mund të sjellë zgjidhje drastike.
Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, ishte sot në Levan të Fie...
Policia e Kukësit ka arrestuar tre zyrtarë të komunës Golas ...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka qenë sot në Levan të Fieri...
Shefja e Delegacionit të Bashkimit Evropian, Ambasadorja Rom...
Qeveria italiane konfirmon angazhimin e saj për veprime të f...
Që shtatë vjetori i pavarësisë do ta gjente Kosovën “të brak...
Policia e Kukësit ka arrestuar ditën e sotme shtetasit Shaqi...
Ministria e Mjedisit ka njoftuar se projekti për trajtimin e...
Policia e Sarandës në bashkëpunim më Sektorin e Antitrafikur...
Policia e Sarandës ka arrestuar shtetasin Vangjellaq Llambra...
Në një dalje për mediat, koordinatorja e Partisë Demokratike...
Tregu i aksioneve në Greqi ra me më shumë se 4 për qind në d...
Komisioni Evropian njoftoi sot se do të japë mbi 118.000 € p...
Pas protestës së stafit të Cirkut të Tiranës se ky instituci...
Sot Komisioni Evropian (KE) njoftoi ndihmë shtesë për mbulim...
Guardia di Finanza arrestoi ditën e djeshme 33 persona të dy...
At Ilia Kontamit i Mitropolisë së Korçës ka deklaruar se pun...
Vjedhja e objekteve te kultit ne qarkun e Korçës eshte kthye...
Ministria e Mjedisit ka nisur një projekt për trajtimin e së...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka delkaruar ditën e sotme se të ...
Sot, në një deklaratë për mediat, kreu i grupit parlamenta...
Një nga çështjet e nxehta që vazhdon t’u kushtojë mili...
Është një politikan që teksa flet për politikë, prodho...
Në redaksinë e emisionit ka ardhur një video, që tregon fe...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte ...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Polonia ka hapur përkohësisht një pikë kufitare me Ukrainë...
Autoriteti Palestinez e ka prezantuar kabinetin e ri të en...
Të dielën në Turqi zhvillohen zgjedhjet lokale që shihen s...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...