LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjosha takon Reynders, e informon për integrimin

17 Shkurt 2015, 15:26, Politikë CNA

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, priti në takim Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Mbretërisë së Belgjikës, Didier Reynders.
Gjatë takimit ministrja Gjosha vlerësoi mbështetjen që Belgjika i ka dhënë Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe gjithë procesin e integrimit.

Në vijim u diskutua mbi thellimin e bashkëpunimit, si dhe intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve që ekzistojnë midis dy vendeve.
Gjosha e informoi Zëvendëskryeministrin e Belgjikës për masat konkrete që qeveria ka ndërmarrë dhe po ndërmerr për përmbushjen e pesë prioriteteve që vendit i janë lënë kusht nga Bashkimi Europian deri në hapjen e negociatave.

Lajmet e fundit nga