LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Banka e Shqipërisë prezanton javën që vjen raportin vjetor 2014

17 Shkurt 2015, 11:51, Aktualitet CNA

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë do të diskutojë javën që vjen në mbledhjen e radhës, raportin vjetor të Bankës Qendrore për vitin 2014. Publikimi i përvitshëm i Bankës së Shqipërisë përshkruan gjendjen ekonomiko-financiare të vendit si dhe veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë gjatë një viti.

Ky raport shoqërohet me fjalën e Guvernatorit të ri të Bankës Qendrore Gent Sejko, që u miratua nga Kuvendi pas rreth 6 muajsh nga shkarkimi i ish-guvernatorit Ardian Fullani, pas skandalit të vjedhjes në institucionin qendror financiar në vend. Sejko do të paraqesë opinionin mbi zhvillimet ekonomiko-monetare më të spikatura si dhe rekomandimet mbi politikat në vijim.

Raporti vjetor përmban kapituj, të cilët trajtojnë zhvillimet në ekonominë botërore dhe impaktet e saj mbi ekonominë vendase, aktivitetin ekonomik, zhvillimet monetare, mbikëqyrjen bankare, veprimtaritë e tjera të Bankës së Shqipërisë në përmbushje të rolit të saj si dhe pasqyrat financiare.

Lajmet e fundit nga