LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftim për kalueshmërinë e rrugëve në vend

17 Shkurt 2015, 12:02, Aktualitet CNA

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka delkaruar ditën e sotme se të gjitha akset rrugore në vend janë të kalueshme. Sipas ARRSH-së, nuk kërkohet gjatë ditës së sotme përdorimi i zinxhirëve në akset e qarqeve të vendit, përveçse në segmentin Klenjë ? Steblevë, qarku Dibër.
Elbasan
Segmenti Fushë Stude ? Steblevë qarkullohet pa zinxhirë, por me kujdes. Aksi Elbasan ? Gjinar është bërë i kalueshëm me vështirësi, sipas variantit të ri të rrugës. Po në këtë segment, 300 m nga rruga kryesore ka rreth 30 cm cedim në një gjatësi 40 ml. Në aksin Cërrik-Banjë-Gramsh po punohet për pastrimin e mbetjeve dhe shembjeve si pasojë e përmbytjes. 1,5 km përpara vendit të përmbytjes te diga e Banjes, ka shembje nga skarpata në 3 vende me gjatësi 200 ml. Qarkullimi bëhet me një kalim. Po punohet për normalizimin e situatës. Në aksin Elbasan ? Gjinar nuk lejohet kalimi i autobusëve.
Në zonën e Rrapit të Kuqarit në Përmet ka rënie gurësh, rruga është me një kalim. Punohet nga kontraktorët për pastrimin e akseve në të dy këto segmente. Në aksin Përmet ? Çarshovë, 2 km pa shkuar në Petran, ka një gërryerje të rrugës nga uji. Eshtë vendosur sinjalistika përkatëse. Në aksin Kufi Tepelene-Gjirokaster, në afërsi të fshatit Shtëpëz, ka ndodhur një shkarje masive në krahun e poshtëm të rrugës. Jane marrë masat për vendosjen e sinjalistikës përkatëse, pasi ka devijim të drejtimit të lëvizjes.
Kukës
Rritja e temperaturave ka sjellë pëermirësimin e situatës në rrugë. Shembja në aksin Traget ? Lekbibaj, ka shkaktuar vështirësi në qarkullim. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë .
Dibër
Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në segmentin Klenje ? Stebleve (rreth 7 km).
Shkodër
Në aksin Shkodër-Qafë Qele, në Ganjollë, për shkak të rrëshqitjes së dherave qarkullimi vazhdon të kryhet me një korsi të zgjeruar, vazhdon puna per ta bërë rrugën me dy kalime.

Lajmet e fundit nga