LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ukrainë/ Luftimet vënë në dyshim armëpushimin

16 Shkurt 2015, 14:13, Aktualitet CNA

Shtimi i luftimeve në lindje të Ukrainës, një ditë pas vendosjes së armëpushimit ka vënë në dukje brishtësinë e marrëveshjes.

Komanda e operacioneve ushtarake të Kievit tha se separatistët prorursë kanë sulmuar 112 herë që nga orët e para të së dielës, sidomos në zonën e kontestuar fuqishëm mes palëve, në qytetin Debaltseve.

Një zyrtar ukrainas, tha se ka pasur luftime dhe në Mariuopl, qytetin port që gjithashtu mbetet pjesë e territoreve kryengritëse.

Separatistët ndërkaq, akuzuan forcat e Kievti se kanë bombarduar aeroportin e Donjeckut.
Ndërkohë, kanë hyrë në fuqi sanksionet e reja që BE miratoi kundër Rusisë për konfliktin në Ukrainë.

Lajmet e fundit nga