LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tiranë/ Dhunon punonjësin e policisë, në pranga 32 vjecari

16 Shkurt 2015, 13:40, Aktualitet CNA

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një person, që akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një efektivi të Policisë Kavajë.

Sipas bluve, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të ditës së dielë, kur shtetasi Adriatik Kadriu, 32 vjeç, banues në Kavajë, pasi është ndaluar për një kontroll rutinë nga një efektiv i policisë së qarkullimit rrugor, e ka dhunuar fizikisht atë.

Efektivi i dhunuar ka denoncuar rastin, duke bërë të mundur dhe prangosjen e 32-vjeçarit .Cështja i kaloi prokurorisë për hetime të plota.

Lajmet e fundit nga