LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pyetjet qesharake/MSH publikon testin e infermierëve

16 Shkurt 2015, 17:01, Sociale CNA

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot fondin e pyetjeve për vlerësimin e njohurive dhe aftësive të personelit infermieror në kujdesin shëndetësor, njofton gazeta ?Shëndeti?. Menjëherë kanë nisur komentet në rrjetet sociale, pasi disa nga pyetjet janë vërtet për të qeshur.

Pyetjet pretendohet që të japin një pasqyrë të qartë mbi njohuritë e infermierëve.

Megjithatë, ndërtimi i disave prej tyre duket pak qesharak dhe tallës. E tillë si pyetja bashkangjitur. Përveç gjuhës së përdorur, edhe përdorimi i fjalëve të huaja, i kthen disa përgjigje të tilla në ?argëtuese?:

?Për shembull ?Mos ji i depresuar!? (Mjerë ai pacient që vjen nga rrethinat apo është në një lloj moshe dhe i bie për pjesë të dëgjojë një shprehje të tillë nga stafi infermieror. Do të rrijë ca kohë të kuptuar se ç?lidhje kishte ?presimi? me dëshpërimin e tij)?, bëjnë shaka lexuesit.

Lajmet e fundit nga