LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Obama, mesazh Jahjagës për 7-vjetorin e Pavarësisë

16 Shkurt 2015, 13:45, Kosova & Bota CNA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama I ka dërguar një mesazh urimi presidents Atifete Jahjaga, me rastin e përvjetorit të shtatë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Në urimin e Presidentit Obama thuhet mes të tjerash: ?Çdo vit, vazhdoj të impresionohem me përparimin e Kosovës si një demokraci sovrane dhe shumetnike. Zgjedhjet historike parlamentare në qershor ia kanë dëshmuar botës përkushtimin e Kosovës për proceset demokratike në të gjithë vendin. Ju përgëzoj për lidershipin dhe këmbëngulësinë në punën tuaj me udhëheqësit partiakë gjatë procesit të zgjatur të krijimit të qeverisë.
Mirëpresim dhe plotësisht mbështesim integrimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare. Ne mirëpresim konkurrimin, krah për krah, me atletët e Kosovës në Lojërat e ardhshme Olimpike?.

Obama vlerëson në mesazh edhe mbështetjen që Kosova jep për koalicionin ndërkombëtar kundër ISIL dhe përkushtimin e fuqishëm për të luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, një nga përparësitë kryesore të administratës së tij.

?Shtetet e Bashkuara mbështesin përparimin e Kosovës në rrugën e integrimit të plotë Euro-Atlantik dhe në ndërtimin e një të ardhme më të ndritur për të gjithë qytetarët e saj?, përfundon mesazhin presidenti amerikan.

Lajmet e fundit nga