LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berlini kushtëzon me Kosovën progresin e Serbisë në BE

16 Shkurt 2015, 11:44, Aktualitet CNA

Berlini zyrtar konfirmon se normalizimi i plotë marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është parakusht për hapjen e kapitullit të parë të negociatave për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, shkruan e përditshmja beogradase ?Politika?.

Medium serb shkruan se atmosfera në Komisionin Evropian dëshmon se ekziston një dozë e shqetësimit për shkak se asgjë thelbësore nuk është shënuar në raportet ndërmjet Serbisë dhe BE-së që nga janari i vitit që shkoi.

Ende nuk mund të thuhet se cilat janë gjasat që Serbia të hapë kapitullin e parë të negociatave të anëtarësimin me Bashkimin Evropian në gjysmën e parë të këtij viti. Burimet e të përditshmes ?Politika? rreth zhvillimeve në Bruksel vlerësojnë se atmosfera në Komisionin Evropian dëshmon për një dozë të shqetësimit për arsye se ?asgjë thelbësore nuk po ndodh? në raportet ndërmjet Serbisë dhe BE-së që nga janari 2014, kur u shënua zyrtarisht hapja e negociatave për anëtarësimit e Serbisë në BE. Sipas po të njëjtin burim, i njëjti disponim vërehet edhe në shumicën e shteteve anëtare, por ?megjithatë, asgjë nuk po ndodh?.

Se ka ardhur koha për një avancim në rrugën evropiane të Serbisë është shprehur edhe kryeministri Aleksandar Vuçiq, i cili, në konferencën për medie javën që shkoi, tha se prêt përshpejtim të rrugës evropiane të Serbisë dhe hapjen e shpejtë të kapitujve të parë, por se ai nuk do të bie në gjunjë dhe të lutet. ?Çdo gjë tjetër për ne do të ishte një befasi dhe zhgënjim?, theksoi Vuçiq, i cili i ka thënë edhe Shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Federika Mogerinit, Serbia prêt hapjen e shpejtë të kapitujve dhe se Brukseli duhet të vlerësojë punën e Serbisë. ?Atyre u mbetet që të na tregojnë, dhe nëse ata thonë se nuk kemi punuar sa duhet, atëherë edhe ky është lajm?, deklaroi Vuçiq.

Kryeministri Vuçiq ka theksuar njëherit faktin që më 10 shkurt është nënshkruar edhe marrëveshja me Kosovën për drejtësinë, pas së cilës Mogerini kishte deklaruar se është mbyllur kapitulli kyç për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit. Meqë Dejvid Mekalister, raportuesi i parlamentit evropian për Serbinë, bashkëpunëtor i afërt i kancelares Angela Merkel, i cili kishte thënë më herët se raundi i dialogut i zhvilluar në shkurt ishte i rëndësisë fundamentale për hapjen e kapitujve, do të vizitojë Beogradin më 18 shkurt, do të mund të ishte një zhvillim inkurajues për përparimin e Serbisë në rrugëtimin e saj drejt BE-së.

Por, vendimi për hapjen e kapitujve në procesin e negociatave për anëtarësimn në BE është gjithmonë politik. Dihet se zyrtarët gjermanë këmbëngulin se kapitulli 35, i cili ka të bëjë me Kosovën, duhet të jetë kapitulli i parë i bisedimeve ndërmjet Serbisë dhe BE-së, dhe se Serbia duhet të sigurojë zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit. Pas marrëveshjes për drejtësinë, mbesin krijimi i Asociacionit të komunave serbe, temat e telekomunikacionit dhe energjetikës, etj. Ndërsa raundi i ri i bisedimeve mes Serbisë dhe Kosovës është paralajmëruar të mbahet pas një muaji.

Marrë parasysh se deri në fund të qershorit kanë mbetur edhe katër muaj e gjysmë, pyetja mbetet se a është shënuar kohëve të fundit ndonjë ndryshim i qendrimit të Berlinit zyrtar? Para dy ditësh, Beogradin e vizitoi një grup i parlamentarëve gjermanë, të cilët në bisedë me anëtarët e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, siç njofton ?Tanjug?, e kanë nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të bisedimeve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, dhe se qëndrimi i Gjermanisë është se bisedimet duhet të fillojnë me hapjen e kapitullit që i kushtohet Kosovës.

?Nga diskutimet me parlamentarët gjermanë kam fituar përshtypje se nuk ekziston asgjë e sigurt rreth kësaj çështjejke?, ka thënë Laslo Varga, zëvendëskryetari i komisionit gjegjës.

Varga, duke u mbështetur në diskutimet me parlamentarët gjermanë, beson se gjermanët do të këmbëngulin deri në fund në qëndrimin e tyre se Marrëveshja e Brukselit duhet të zbatohet në tërësi, dhe se edhe marrëveshja për drejtësinë nuk duhet të mbetet vetëm e nënshkruar në letër por edhe të jetësohet.

Duke thënë se Beogradin e ka vizituar edhe delegacioni i Grupit Parlamentar të Miqësisë i Gjermanisë dhe Evropës Juglindore, Varga theksoi se për ata që e mbështesin procesin e zgjerimit, është ?e vështirë që të bindet shumica e deputetëve të Bundestagut që të hapet kapitulli i parë i negociatave me Serbinë për anëtarësim në BE?. Bundestagu ka 631 deputetë, ndërsa 15 prej tyre janë pjesë e Grupit të Miqësisë (dhe nga CDU, partia e kancelares Angela Merkel, si dhe socialdekokratët dhe e majta ekstreme). ?Në kuptimin partiak, nuk janë vërejtur dallime në qëndrimet e tyre?, njofton ?Politika?.

Në pyetjen se sa mund të ndikojë konkludimi i Bundesratit, Dhomës së Lartë të parlamentit, në të cilin bëhet thirrje për hapjen sa më të shpejtë të kapitujve të parë në negociatat për anëtarësimin e Serbisë në BE, duke nënvizuar se kjo nuk duhet të kushtëzohet me përparimin në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, burimi i të përditshmes serbe thotë se ?ky konkludim ka një ndikim të madh, por se mbetet kyç qëndrimi i grupit më të madh në Bundestag, pra grupit të kancelares Merkel?.

Ky burim gjithashtu konsideron se tani ?vërtetë ka ardhur koha që të ndodh diçka në rrugën evropiane të Serbisë, ndryshe kjo për ne është shndërruar në një zvarritje të pakuptueshme?.

Sipas po të njëjtin burim, Evropa do të përqendrohet në muajt në vijim para se gjithash në zhvillimet në Ukrainë dhe Greqi, dhe në çështjen e azilkërkuesve të rremë, të cilët në një numër të madh po hyjnë në BE.

Lajmet e fundit nga