LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha: Krimi, lidhje me Kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm

16 Shkurt 2015, 10:35, Politikë CNA

Ish Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se shkak i grabitjeve të fundit në vend janë lidhjet e krimit deri me kryeministrin, ministrin e rendit dhe qeveritarë e zyrtarë të lartë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai është shprehur lidhur me ngjarjet krimale në vend.

Berisha shkruan:

?Te dashur miq, pas 4 tritoleve qe tronditen Tiranen por dhe mbare Shqiperine, ne me pak se 24 oret qe kaluan kane ndodhur tre grabitje te medha me arme nga maskat. Maska te armatosura grabiten pardje, diten per diell, ne Union Bank, 300 mije euro. Dje ne mengjes grabiten nje makine me vlera monetare ne Vlore dhe me pas u grabit per te dyten here ne dy jave kazinoja e Shkodres!!

Keto shtate akte kriminale ne me pak se 72 ore, per te cilat nuk eshte gjetur asnje autor, deshmojne se territori i vendit eshte teresisht nen kontrollin e krimit. Ky eshte rezultat i:

-lidhjeve te krimit deri me kryeministrin, ministrin e rendit dhe qeveritare e zyrtare te larte
-shkrirjes me nje vendim te vetem i te gjithe Policise Kriminale, vetem se ajo kishte dosjet e lidhjeve me krimin te qeveritareve aktual
-shkaterrimit pothuaj teresor te rrjetit te agjentures se Policise Kriminale dhe mungeses pothuaj te plote aktualisht te ketij rrejti
– shkrirjes me nje vendim te vetem te Policise Rrugore
-rifutjes ne Polici nga kreu i saj ne qender dhe kreret ne qarqe e poshte, te oficereve te Policise te larguar nga detyra per lidhje te tyre me banda, trafiqe dhe korrupsion.?

Lajmet e fundit nga