LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident në trenin e mallrave Durrës-Elbasan

16 Shkurt 2015, 07:18, Aktualitet CNA

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm me trenin e mallrave Durrës-Elbasan. Mësohet se një vagon me skrap i trenit ka dalë nga shinat tek Shkëmbi i Kavajës. Behet me dije  se ngjarja ka ndodhur te Ura e Dajlanit dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi i ekspertëve së bashku me policinë për të zbuluar shkaqet e aksidentit dhe rikthimin e normalitetit. Shkak dyshohet se janë amortizimi i hekurudhës dhe lagështia.

Lajmet e fundit nga