LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Maqedoni/Lideri i opozitës publikon përgjimin e zyrtarëve

15 Shkurt 2015, 16:54, Kosova & Bota CNA
Maqedoni/Lideri i opozitës publikon përgjimin e zyrtarëve

Lideri i opozitës në Maqedoni, Zoran Zaev, ka publikuar dëshmi të reja për, siç ka theksuar, punën kriminale të pushtetit aktual.

Ai, në një konferencë për shtyp, ka publikuar përgjimin e bisedave të zyrtarëve të lartë shtetërorë, me të cilat, sipas tij, dëshmohet përfshirja e qeverisë në pavarësinë e pushtetit gjyqësor, anulimi i vendimeve apo miratimi i tyre në favor të njerëzve të pushtetit, emërimet në gjykata të njerëzve të afërt me pushtetin e kështu me radhë.

Janë publikuar bisedat mes ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, me ish-ministrin e Drejtësisë, Mihajllo Manevski, mes ministres së Brendshme me ministrin e Financave, Zoran Stevreski, mes zv/kryeministrit Musa Xhaferi me drejtorin e Drejtorisë për Zbulim dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov, dhe të tjera.

?Kjo, pa dyshim, dëshmon se pse burgjet në Maqedoni janë të mbushura plot me të burgosur politikë, se si montohen procese gjyqësore kundër atyre që kanë mendim të kundërt, si kurdisen vendimet gjyqësore kundër gazetarëve që nuk janë bashkëpunëtorë të pushtetit dhe kundër secilit që nuk është bashkëpunëtor me pushtetin. Këto audio-incizime dëshmojnë për shkeljen flagrante të Kushtetutës nga ana e pushtetit, janë shkelur të drejtat elementare të njeriut, janë shkelur edhe nenet 8, 98 dhe 106 nga Kushtetuta e Maqedonisë që kanë të bëjnë me sundimin e drejtësisë, ndarjen e pushtetit në pushtet ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor, është shkelur pavarësia e gjyqësisë dhe prokurorisë publike?.

?Tanimë është e qartë se kush kryen dhunë dhe kush e ka prishur rendin kushtetues të Maqedonisë. Tanimë është e qartë se nuk ka sundim të drejtësisë dhe shtetit juridik?, ka deklaruar lideri i opozitës, Zoran Zaev.

Ai, para një jave, ka publikuar materiale për përgjimin e mbi 20 mijë qytetarëve të Maqedonisë në mënyrë të paligjshme, të liderëve të opozitës, të zyrtarëve të vetë pushtetit, të mediave, në mesin e të cilave edhe zyra e Radios Evropa e Lirë në Shkup.

Lideri i opozitës ka paralajmëruar edhe publikimin e dëshmive tjera, të cilat i quan ?bomba? e që flasin për ?veprimtari të rënda kriminale? të pushtetit aktual.

Lajmet e fundit nga