Connect with Us

Hungari-Gjermani, 70 mijë klandestinë kosovarë në kampe

Kosova & Rajoni

Hungari-Gjermani, 70 mijë klandestinë kosovarë në kampe

Publikuar

-

Gjatë një muaji e gjysmë, policia serbe ka arrestuar 2.311 persona të cilët kanë tentuar që ilegalisht ta kalojnë kufirin Serbi-Hungari.
Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë Nebojsha Stefanovic ka deklaruar se, gjatë një muaji e gjysmë, policia serbe ka arrestuar 2.311 persona të cilët kanë tentuar që ilegalisht ta kalojnë kufirin Serbi-Hungari.
Masat e ndërmarra nga policia kanë rezultuar me zvogëlimin e numrit të tentimeve të klandestinëve kosovarë për të kaluar ilegalisht kufirin me Hungarinë, ka thënë Stefanovic për televizionin publik serb.
Ai gjithashtu ka vlerësuar bashkëpunimin me 20 policët gjermanë të cilët prej para dy ditësh, me automjete speciale dhe kamera termovizive, u erdhën për ndihmë kolegëve serbë, transmeton KosovaPress.
Ministri serb ka thënë se vazhdimisht është në lidhje me kolegët e tij nga Gjermania, Austria dhe Hungaria, prej se në shkurt të këtij viti në mënyrë drastike u rrit numri i emigrantëve ilegalë.
Sipas informatave të Stefanoviqit, në kampet e Hungarisë gjenden mbi 40 mijë njerëz, ndërsa në Austri 30.000.
Këta njerëz rrezikojnë të marrin padi penale dhe kundërvajtëse, ndërkohë që vetëm 0,5 deri 1 për qind të kërkesave të kosovarëve për azil ka gjasa që të pranohen, ka thënë ministri i policisë serbe.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Thaçi mesazh të fortë/ “Nëse nuk ruhet partneriteti me SHBA dhe BE, rrezikohet liberalizimi i vizave”

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dhënë një mesazh shumë të fortë përsa i përket liberalizimit të vizave.

Teksa ka folur rreth diskutimeve në konferencën e Sigurisë në Munih, Thaçi deklaroi se e vetmja mënyrë që vendi të ketë një të ardhme të ndritur euro-atlantike është koordinimi i plotë me partnerët, SHBA dhe BE.

“Të gjitha mesazhet që i dëgjuam prej të gjithë liderëve botërorë që ishin prezent në Munih në raport me Kosovën është që të ruhet ky partneritet i Kosovës me BE-në, me NATO-n, e në veçanti me SHBA-të. Ky partneritet ruhet dhe kultivohet vetëm duke u sjell në mënyrë të përgjegjshme si institucione të vendit, të ndërtojmë demokracinë qytetare, të thellojmë reformat dhe të sillemi në mënyrë korrekte dhe të përgjegjshme edhe me të gjithë fqinjët, prandaj jam jashtëzakonisht i inkurajuar nga ajo që dëgjuam për Kosovën këtu në takimet që kam zhvilluar”, tha Kreu i Shtetit në televizionin publik të Kosovës.

Sipas tij, nëse nuk ruhen marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, rrezikohet liberalizmi i vizave.

LEXO EDHE:  Gjermani azilkërkuesi shqiptar tentoi të përdhunojë azilkërkuesin afgan

LEXO EDHE:  Gjermani azilkërkuesi shqiptar tentoi të përdhunojë azilkërkuesin afgan

“Rrugëtimi i Kosovës duhet të jetë koordinimi me partnerët tanë me SHBA dhe BE që të ndodh liberalizmi i vizave dhe në asnjë rrethanë të mos humbet mundësia për anëtarësim në Interpol apo në UNESCO. Pa koordinim me Washingtonin dhe Brukselin Kosova rrezikon seriozisht procesin e liberalizimit të vizave, anëtarësimin në UNESCO dhe në Interpol”, nënvizoi Thaçi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Përplasje me armë në kazino/ Vritet 22 vjeçari shqiptar

Publikuar

-

Nga

Dy persona janë vrarë mëngjesin e sotëm gjatë një përplasje në një kazino në rrugën “Magjistralja e Adriatikut” në Shkup.

Ngjarja ka ndodhur në orën 04:47 të mëngjesi, ku katër persona të armatosur kanë hynë në kazino dhe kanë filluar të qëllonin ndaj të pranishmëve.

Siç bën me dije Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut, njëri nga të vrarët është një 22 vjeçar nga Kosova.

“Më 15 shkurt të vitit 2020, në ora 04:47 të SPB Shkup, u denoncua se katër persona të armatosur kanë hynë në kazino në rr. ‘Magjistralja e Adriatikut’ në Shkup dhe kanë filluar të qëllonin ndaj të pranishmëve, duke goditur V.H. (22) nga Kosova, i cili ka vdekur në vendngjarje. Ndërsa, sipas denoncimit, B.N. (20) nga fshati Krushopek, Shkup, i angazhuar si sigurim privat në kazino, është goditur në kokë me kondak, pas së cilës ka ndërruar jetë. Sipas raportit, e kanë marrë qarkullimin ditor dhe janë larguar”, njofton Ministria e Brendshme në Shkup.

LEXO EDHE:  Putin në Hungari, pritet me protesta

LEXO EDHE:  Vodhi bizhuteritë dhe kërcënoi të miturën/ Ekstradohet 37-vjeçari nga Gjemania

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

“Nuk ishte vetëm”/ Vuçiç zbulon bashkëpunimin e Haradinajt me ndërkombëtarët për taksën 100%

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë një konference për shtyp nga kisha ortodokse serbe, foli për taksën 100 % që i ka vendosur Kosova për mallrat.

Vuçiç deklaroi se gjatë vizitës së tij në Gjermani, ka kuptuar se ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinajt është mbështetur nga disa shtete të tjera për vendosjen e kësaj takse.

“Dje, për  herë të parë kuptova përfundimisht që Ramush Haradinaj nuk ishte i vetëm kur e vendosi taksën ndaj Serbisë”, tha ai, por nuk preferoi të tregojë emra shtetesh apo personash konkretë.

Mediat kosovare shkruajnë se sipas tij, pas vendimit të taksës qëndron edhe një pjesë e komunitetit ndërkombëtar.

LEXO EDHE:  Qytetarët “kryëzojnë” Ramën: Vendin ia keni lënë mafies

LEXO EDHE:  Austri, fluks i madh refugjatesh nga Hungaria

“Do të flas për këtë gjë më vonë”, paralajmëroi Vuçiç./ CNA.al

LEXO TE PLOTE