LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjermani/Anulohet parada nga një kërcënim islamist

15 Shkurt 2015, 16:29, Aktualitet CNA

Parada e Karnavaleve e cila pritej të zhvillohej në një qytet në veri të Gjermanisë, në Braunschëeig, është anuluar për shkak të kërcënimit të njs sulmi islamist.

Burime të sigurisë së shtetit thanë se kishin identifikuar një kërcënim specific. Policia apeloi qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, edhe pse ata ishin bërë gati të merrnin pjesë në paradë, pasi njoftimi u bë në mënyrë të papritur.

Parada e njohur lokalisht u anulua vetëm 90 minuta nga nisja e planifikuar.

Zakonisht në të marrin pjesë rreth 250 mijë vizitorë çdo vit. Më shumë se 4 mijë pjesëmarrës në veshje qesharake marshojnë për gjashtë kilometra përmes qytetit.

Lajmet e fundit nga