LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sanremo/ Rikthehen Al Bano e Romina, së bashku!

29 Janar 2015, 19:32, Aktualitet CNA

Edicioni i sivjetshëm i festivalit italian të Sanremos do të mbahet në datat 10-14 shkurt.
Si gjithnjë, një ndër festivalet më jetgjatë, do të mbështetet në traditë kombinuar me rikthime të rëndësishme si ai i Irene Grandit apo Alex Britti-t e Gianluca Grignani-t.
Tashmë është zyrtare se qershia mbi tortë do të jenë në mbrëmjen e parë Al Bano dhe Romina, të cilët vijnë sërish bashkë pas 24 vjetësh.
Romina ka pohuar se ?ishte që në 1991-in që nuk shkonim së bashku në Sanremo. Sa shpejt fluturon koha!?
?Duhet të isha patjetër në natën e parë?- ka thënë Al Bano.
Ata do të këndojnë një përmbledhje të hiteve të tyre si ?Felicita?, ?Chi sara? etj. Edhe pse skaleta përfundimtare nuk është vendosur.

Lajmet e fundit nga