LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Yjet që urrejnë rolet e tyre më të suksesshme

28 Janar 2015, 13:00, Lifestyle CNA

Është e gjatë lista e aktorëve, të cilëve nuk u pëlqejnë aspak rolet që i bënë të famshëm. Megjithëse kanë qenë pikërisht ato role që u kanë dhënë shtytje karrierave të tyre, disa yje hollivudiane i urrejnë filmat që i bënë të suksesshëm.

?Titanic? është njëri prej filmave më të suksesshëm në histori, i cili i bëri të famshëm Leonardo DiCaprion dhe Kate Winsletin. Mirëpo, aktorja angleze nuk është fanse e atij filmi. Ajo ka treguar se nuk i ka pëlqyer roli i Rose dhe as bashkëpunimi me regjisorin James Cameron. Për më shumë, aktorja është lënduar disa herë gjatë xhirimeve të filmit nga viti 1997.

Të gjithë e dimë se suksesin më të madh Megan Fox e arriti me paraqitjen e saj në filmat ?Transformers?, të cilët ishin jashtëzakonisht të suksesshëm në aspektin e përfitimeve. Mirëpo, aktores nuk i pëlqejnë filmat fantastiko-shkencorë e aq më pak regjisori Michael Bay, me të cilin nuk ka pasur raporte aspak të mira në xhirime.

Para se të fillonte karrierën në filma, Katherine Heigl u bë e njohur me portretizimin e doktoreshës Isobel Stevens në serialin ?Grey?s Anatomy?. Filmi i saj i parë i suksesshëm ishte ?Knocked Up? krahas Seth Rogen, mirëpo aktorja ka pasur shumë kritika kundrejt rolit që ka portretizuar. Ajo ka thënë se karakteri që ka luajtur ishte shumë i mërzitshëm, prandaj nuk i ka pëlqyer.

Angus T. Jones është paraqitur në mbi 200 episode të serisë komike ?Two and a Half Men?, ndërsa në vitin 2012 deklaroi se nuk dëshiron të luajë më në serialin që ishte në kundërshtim me besimet dhe vlerat e krishtere. Më vonë, ai ka deklaruar se është penduar që ka qenë pjesë e këtij seriali në të kaluarën.

?The Sound of Music? nga viti 1965 është një klasik që ka pasur ndikim të madh në industrinë filmike, si për suksesin ashtu edhe për faktin se e shpëtoi nga falimentimi studion ?20th Century Fox?. Ky është edhe filmi që e bëri të famshëm aktorin Christopher Plummer. Megjithatë, ai ka deklaruar se e urren rolin e tij më të njohur.

10:00 Lifestyle

Cokollata Kim

Veshjet e saj tregojnë linjat e saj trupore si një ikonë bom...

Lajmet e fundit nga