LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reforma territoriale/ Ligji i ri për financat e pushtetit lokal

28 Janar 2015, 11:09, Ekonomi CNA

Financat e pushtetit lokal dhe menaxhimi i tyre do të ndryshojë kryekëput. Ligji mbi reformën territoriale do të shoqërohet me një ligj që përcakton funksionet dhe kompetencat e pushtetit vendor, si dhe nga një ligj i veçantë për financat lokale dhe masat për të rritur të ardhurat dhe të ardhurat jo-tatimore që rrjedhin për pushtetin lokal.

Sipas burimeve në ministrinë e Financave , reforma territoriale do të zbatohet pas zgjedhjeve të ardhshme vendore në muajin janar 2016.

Objektivi kryesor i saj është që të rrisë efikasitetin dhe efektivitetin e fondeve publike të qeverisë vendore. Numri i bashkive dhe komunave do të ulet ndjeshëm, dhe pritet të shkurtojë kostot fikse administrative të qeverisë vendore në rreth 35-40 për qind.

Ligji i ri organik për Qeverisjen Vendore, do të specifikojë funksionet dhe kompetencat e njësive të reja të qeverisjes vendore, që do të krijohen pas bashkimit. Procesi mund të kalojë në dy faza.

Faza e parë, e cila pritet të përfundohet në fillim të vitit 2015, lidhet me harmonizimin e pjesshëm të dispozitave të ligjit nr. 8652/2000, ?Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore?, i ndryshuar, me konceptet dhe ndryshimet e parashikuara në ligjin nr. 115/2014, ?Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë?, dhe në disa ligje të tjera të miratuara gjatë vitit 2014, si psh. ligji ?Për konsultimin public?, dhe ligji ?Mbi të drejtën e informimit?.

Faza e dytë parashikon hartimin dhe miratimin e një ligji plotësisht të ri mbi qeverisjen vendore, një version i integruar në kontekstin e Reformës Administrative Territoriale, dhe akteve të tjera legjislative të domosdoshme.

Ligji i ri mbi financat e qeverisjes vendore do të qartësojë marrëdhëniet fiskale ndërmjet qeverisë qendrore dhe vendore, dhe do të forcojë bashkërendimin e operacioneve të qeverisë së përgjithshme. Ai do të përmbajë:

Rregullat për menaxhimin financiar nga qeveria vendore të transfertave të kushtëzuara dhe të pakushtëzuara nga qeveria qendrore;

?             formulën për llogaritjen e transfertave të pakushtëzuara;

?             parimet e taksave të përbashkëta dhe tarifave të shërbimeve në planin afatmesëm-afatgjatë;

?             përmbajtjen e raportit vjetor mbi financat vendore për qeverinë qendrore;

?             procedurat për programimin dhe zbatimin e buxheteve vendore;

?             standardet e raportimit në lidhje me kontratat dhe kreditorët si një masë për parandalimin e krijimit të detyrimeve të prapambetura;

?             kriteret për planifikimin, vlerësimin dhe përfshirjen e investimeve në buxhet;

?             kriteret për menaxhimin e shpenzimeve korente dhe kapitale aktuale, dhe çështje të tjera të lidhura me tranzicionin.

?             parimet e kontabilitetit, procedurat për auditimin e brendshëm dhe të jashtëm;

?             rregullat dhe procedurat për garantimin e transparencës, përgjegjshmërisë, etj.

 

Lajmet e fundit nga