Connect with Us

Vajrat që forcojnë zemrën dhe ruajnë shikimin

Showbizz

Vajrat që forcojnë zemrën dhe ruajnë shikimin

Publikuar

-

Vajrat janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore esenciale dhe antioksiduesve që ruajnë shëndetin e zemrës dhe kanë aktivitet antikancer, thonë dietologët. Më të preferuara janë ato vajra me nivel të ulët të yndyrave të ngopura dhe nivele të larta të yndyrave të shëndetshme, shkruan revista “Women’s Health”.

– Vaji prej avokados: Ky lloj vaji qetëson iritimet dhe promovon rigjenerimin e lëkurës. Është i pasur me beta-karoten, lecitinë dhe vitaminë E, që e bën atë një bazë të mirë për përgatitjen e formulimeve për rigjenerimin e lëkurës, veçanërisht plagëve. Vaji i avokados është i pasur me yndyra të shëndetshme që ruajnë shëndetin e zemrës, përmbys efektet e radikaleve të lira dhe vepron si një analgjetik. Vaji përmban gjithashtu luteinë, e cila ndihmon për shikim më të mirë dhe mbron sytë nga dëmtimi.

– Vaj arrash: Ky vaj është i ngjashëm me vajin e peshkut, si burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega 3 dhe omega 6 që mbrojnë kundër sëmundjeve kardiovaskulare dhe stresit. Vaji nga arrat është i pasur me acid alfa-linolenik, i cili bllokon qelizat yndyrore dhe ndihmon rregullimin e sistemin imunitar dhe atij nervor. Edhe pse përdoret për gatim, duhet shmangur trajtimin e tij në temperaturë të lartë. Preferohet të  përdoret i ftohtë si një shtojcë për makarona, sallata dhe perime. Rekomandohet të ruhet në frigorifer sepse lehtë mund të prishet.

LEXO EDHE:  Forconi organizmin me mjaltë dhe mollë

– Vaj kokosi: Ky vaj është i pasur me antioksidues që bëjnë mrekulli për trupin dhe lëkurën, prandaj, nuk është e çuditshme se vaji i kokosit përdoret në industrinë kozmetike. Ky vaj e furnizon trupin me acid laurik, i cili ka veti antimikrobial. Studimet kanë konfirmuar se ndihmon në rregullimin e kolesterolit, përmirëson tretjen dhe ul depozitat yndyrore në stomak. Është i mirë të përdoret i ftohtë si shtesë për gjella, ose të merren dy lugë çaji në ditë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“Do të braktisë koncertet”/ Çfarë po ndodh me Elvana Gjatën?

Publikuar

-

Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata, është vajza më e komentuar e showbizzit si për jetën e saj intime por edhe për atë profesionale.

Pas një heshtjeje tepër të gjatë në skenën shqiptare për shkak të një skandali të ndodhur në zonen e ish bllokut, ku u përfshi edhe ish i fejuari i saj Ervin Mata , Elvana u rikthye si aktore kryesore në një film të Ermal Mamaqit i quajtur “Dy gisht mjaltë”, i cili pati një sukses shumë të madh në Shqipëri dhe jo vetëm.

Më pas Elvana Gjata nuk u ndal me këngët e saj të cilat u bënë hite por edhe koncerteve ku më i fundit ishte ai i organizuar në sheshin “Skenderbej” ku ajo u rikthye në mes të publikut me këngët e saj të vjetra por edhe ato më të reja.

Por burime të sigurta për CNA.al, thonë se këngëtarja do të braktisë koncertet dhe ky do të jetë viti i fundit që ajo i organizon ato dhe do t’i rikthehet recitaleve.

LEXO EDHE:  Tundimi për të mos ruajtur dot një sekret!

LEXO EDHE:  Vajra për të kthyer epshin

Nuk dihet arsyeja pse Elvana ka marrë këtë vendim por pritet të shohim se çfarë do të ndodhë me jetën profesionale të saj.

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Sezoni i ri i “Fiks Fare”/ Njihuni me velinat e reja

Publikuar

-

Nga

“Fiks Fare”, emisioni më i madh investigativ në vend, ka zgjedhur dy velinat e reja që do të jenë pjesë për këtë sezon të ri.

Të dyja vajzat nuk janë pak të njohura për publikun. Velinat e reja të Fiks-it kanë marrë pjesë në konkurse bukurie ku kanë fituar edhe çmime, kanë qenë pjesë të sfilatave të shumta apo seteve fotografike.

Bukuroshja brune Dajana Ponari është kurorëzuar “Miss Durrësi 2019”, por ka fituar edhe çmime të tjera bukurie, “Miss Sirena”. Është marrë me modeling, por pasioni i saj është edhe aktrimi.

Biondia Altea Noka është studente për drejtësi, mban një çmim bukurie, atë të “Miss Bikinit 2018” . Përveç modelingut, Altea ëshë notare, për tetë vjet është marrë me not në një nga ekipet e njohura të kryeqytetit

LEXO EDHE:  Video-skandali/ Anija greke shkarkon vajrat në gjirin e Vlorës

LEXO EDHE:  Këshilla për ruajtjen e lidhjes suaj

Të hënën, në date 2 shtator, “Fiks Fare” ju lë takim në të njëjtin orar, në 20:10 në një rikthim me plot investigime dhe çështje të forta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Momenti më i sikletshëm në Hollywood/ Kjo foto e Brad Pitt dhe aktores së njohur po bën xhiron e rrjetit

Publikuar

-

Premiera e filmit më të ri të Tarantinos, “Once upon a time in Hollywood” ka pasur një moment tepër të sikletshëm mes aktorëve të njohur.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është momenti i sikletshëm i takimit të Brad Pitt me Lena Dunham-in.

Fotografëve nuk u ka shpëtuar momenti kur Lena i është afruar për t’i dhënë Brad-it një puthje mes faqes dhe buzëve, e cila me siguri ka qenë një keqkuptim.

LEXO EDHE:  Këto 3 vajra janë ato që na duhen për të trashur vetullat brenda javës

LEXO EDHE:  Vajra për të kthyer epshin

Kaq ka mjaftuar që fotoja e tyre të bëjë xhiron e rrjetit dhe të gjithë po diskutojnë momentin e sikletshëm mes aktorëve, të cilët më pas janë ndarë duke u sjellë sikur asgjë e tillë s’kishte ndodhur mes tyre.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: