LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Itali/ Dëbohen 9 xhihadistë të dyshuar, 100 të tjerë nën vëzhgim

18 Janar 2015, 16:32, Aktualitet CNA

Ministri i Brendshëm italian, Angelino Alfano deklaroi sot se që nga fillimi i dhjetorit, Italia ka dëbuar nëntë persona të dyshuar si xhihadistë si edhe ka publikuar një listë me emrat e rreth 100 personave të tjerë të konsideruar të afërt me lëvizjet ekstremiste islamike.

?Pesë tunizianë, një turk, një egjiptian, një maroken dhe një pakistanez janë dëbuar nga vendi. Dëbime të tjera do të pasojnë?, deklaroi Alfano gjatë një konference shtypi.

Ministri i Brendshëm i Italisë shtoi se rreth 100 persona po mbahen nën vështrim duke qenë se kanë treguar simpati për aktivitetet terroriste dhe xhihadiste të ndodhura kohët e fundit.

Lajmet e fundit nga