LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrapimi ose çiklizmi shtojnë jetëgjatësinë

17 Janar 2015, 17:00, Lifestyle CNA

Ushtrimet e rregullta aerobike mund ta ngadalësojnë orën biologjike dhe ta vonojnë plakjen për 12 vjet. Duke mbajtur formën me anë të vrapimit ose ngasjes së biçikletës në moshën e mesme dhe më tutje, ngadalëson dhe madje pengon plotësisht dëmtimin e fuqisë muskulore dhe në këtë mënyrë ruhet baraspesha dhe koordinimi në jetën e mëtejshme.

Pa ushtrime të rregullta, fuqia maksimale aerobike te meshkujt bie përgjysmë ndërmjet moshës 20 dhe 60 vjeçare. Ndërsa femrat fillojnë ta humbin përshtatjen nga mosha 35 vjeçare, ndërsa fuqia aerobike po ashtu ndahet përgjysmë deri në moshën 60 vjeçare, shkruan Zëri.

Për këtë arsye, ushtrimet të cilat e forcojnë zemrën dhe mushkëritë, janë të nevojshme për ta kompensuar ?goditjen? të cilën e jep mosha, si pasojë e së cilës kapaciteti i organizmit për përdorimin e oksigjenit dhe krijimin e energjisë bie vazhdimisht me kalimin e viteve.

Kjo nuk do të thotë se ju duhet të ushtroni në periudha të gjata kohore, por mjaftojnë mes 30 dhe 60 minutave në ditë, por në asnjë mënyrë nuk duhet tepruar me vrapim të shpejtë apo ngritje të peshave të rënda.

Lajmet e fundit nga