LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Turqi/ Policia kontrollon gazetën Cumhuriyet për imazhe të Profetit

14 Janar 2015, 14:27, Aktualitet CNA

Turqia është rasti i rrallë mes kombeve me shumicë muslimane që lejoi publikimin e imazheve të Charlie Hebdo. Por, ky vendim ka shtuar tensionet në vendin që zyrtarisht është sekular.

Policia ndaloi kamionët që dilnin nga shtypshkronja e gazetës Cumhuriyet pasi kjo e fundit tha se do të riprintonte disa nga kariakturat. Mjetet u lejuan të shpërndanin gazetën pasi zyrtarët u siguruan se ato nuk përmbanin imazhe të profetit Muhamed.

Gazeta printoi katër faqe karikatura dhe artikuj të përzgjedhur, përfshi ato të Papës Francesku dhe të presidentit Francois Hollande, por jo karikaturat që muslimanët ndjejnë se janë ofenduese. Sidoqoftë, kolumnistët e Cumhuriyet përdorën imazhe të vogla bardhë e zi të kopertinës së re të Charlie Hebdo në krye të artikujve të tyre.

Një grup i vogël studentësh mbajtën një protestë jashtë zyrës së gazetës në Ankara, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu Agency , ndërsa policia intensifikoi masat e sigurisë në selinë e gazetës.

Në kontrast me Turqinë, presidenti egjiptian, Abdel-Fattah El-Sisi nxori një dekret ku i jepte pushtet kryeministrit të ndalonte cdo botim të huaj që ofendon fenë.

Lajmet e fundit nga