Connect with Us

I munguari i madh

Aktualitet

I munguari i madh

Publikuar

-

Ku ishte Obama? Shtypi dhe opinioni publik botëror kritikon mospraninë e Presidentit amerikan në marshimin e Parisit

Mungesa e presidentit amerikan, Barak Obama në marshimin madhështor të së djelës në Paris kundër terrorizmit, ka ngjallur polemika të shumta.

Sikurse raporton “New York Times”, Shtëpia e Bardhë ka refuzuar të komentojë arsyet e kësaj mungese, ndërsa dhe si kundërpërgjigje të menjëhershme ka vendosur që të dërgojë Sekretarin e Shtetit Xhon Kerri në Paris ditën e enjte dhe të premte, për të forcuar bashkëpunimin me qeverinë franceze.

Megjithatë fakt është që të djelën e 11 janarit në marshimin e mbi 40 lidërve nga e gjithë bota në Paris, mungonin krerët kryesorë amerikanë. Uashingtonin e përfaqësonte vetëm Ministri i Drejtësisë, Erik Holder, së bashku me ambasadoren amerikane në Francë, Xhejn Hartli.

Gjithësesi asnjëri prej tyre, nuk është kapur nga ndonjë fotograf. Holder ka bërë me dije se në 18 Shkurt në Uashington, do të mbahet një samit i nivelit të lartë “për të reaguar ndaj ekstremizmit të dhunshëm”.

Përtej debateve mbi sigurinë, që gjithësesi janë ndezur më tej me zgjedhjen e Shtëpisë së Bardhë, për të mos marrë pjesë në marshim, në mediat amerikane këto ditë editorialistët janë distancuar nga slogani universal:”Je suis Charlie”.

Vetë gazeta “New York Times”, ka ngjallur polemika me publikimin e një komenti të Dejvid Bruks me titullin “Unë nuk jam Charlie Hebdo”, ku opinionisti

shpjegonte sesi në SHBA, karikaturat satirike të vëna në shënjestër nga ekstremistët islamikë, do të kishin përfunduar në gjykatë nën akuzën e nxitjes së urretjes.

Pavarësisht kësaj, tani mediat amerikane po kritikojnë zgjedhjen e Obamës për të mos shkuar në Paris, ndonëse axhenda e tij zyrtare ishte e lirë. Për më tepër, ai mund të dërgonte në vendin e vet zv.presidentin Xho Bajden, që përkundrazi fundjavën e kaloi në shtëpinë e tij në Delaëare. Ose ndoshta mund të dërgonte edhe bashkëshorten Mishel Obama.

Në fakt, Xhon Kerri ishte i angazhuar në një mision diplomatik në Indi. “Barak Obama nuk është Charlie, ose të paktën nuk ka qenë këtë fundjavë”- ishte titulli i së përditshmes amerikane “Politika”, që e bashkëshoqëron shkrimin me një foto nga marshimi, duke nënvizuar faktin sesi shefi i Shtëpisë së Bardhë qëndroi thelbësisht “i heshtur”, gjatë 3 ditëve dramatike që tronditën Francën.

Pasi i etiktoi “si frikacakë” terroristët, që kryen masakrën në redaksinë e së përvajshmes”Charlie Hebdo”- shkruan “Politika”- Obama nuk iu rrikthye më ngjarjeve në Francë, dhe as ka lëshuar ndonjë deklaratë për mediat.

“Do të kisha dashur, që presidenti ynë të kishte shkuar në Paris, përkrah aleatëve tanë evropianë”- shkroi në “Twitter” Xhejms Stavridhis, ish-admirali i Marinës Amerikane, aktualisht rektor.

Britanikja mjaft popullore “Daily News”, shkruan një titull kulptimplotë:”Ke braktisur botën në hallet e saj!”. Në rrjetet sociale, kanë shpërthyer ndërkohë ironitë e zgjedhësve republikanë, që shpërndajnë një foto të lidërve botërorë në Paris me një “karrige” bosh, pikërisht atë të Obamës./ Marrë nga Huffingtonpost.it/

a.g./www.bota.al

Sa shumë u vu re mungesa e Obamës në marshimin e paqes

Të dielën më 11 janar pati zëra në Amerikë që shprehnin keqardhjen për mungesën e presidentit amerikan në kortezhin e kryetarëve të shteteve që parakaluan në marshimin qytetar të paqes, organizuar në nderim të viktimave të atentateve islamike. Ai u qortua që nuk dërgoi të paktën zëvëndës presidentin Joe Biden, apo sekretarin e shtetit, John Kerry.

Gjatë vizitës që po bën në Indi John Kerry njoftoi se do të vizitojë këtë javë Parisin për të shprehur solidariten e Shteteve të Bashkuara. “Asnjë akt terrorizmi, asnjë njeri i armatosur me pushkë AK 47, asnjë marrje peng nuk do të ndalojë asnjëherë ata që janë angazhuar në marshimin e lirisë”, u shpreh ai.

Dyzet e katër kryetarë shtetesh dhe qeverish ishin pranë presidentit Holand gjatë grumbullimit të një numri të madh qytetarësh, që nuk kishte ndodhur në Francë qysh prej mbarimit të luftës së dytë botërore. Presidenti francez ishte në krah të homologut të Malit, Ibrahim Boubacar Keita, dhe kancelares Angela Merkel, të cilët ishin kapur prej krahu me kryeministrin izrarelit Benyamin Netanjahu dhe me presidentin e autoritetit palestinez, Mahmoud Abbas.

Shtetet e Bashkuara u përfaqësuan nga ambasadorja e tyre në Francë, Jane Hartley. Ministri i drejtësisë Eric Holder takoi homologët e tij evropianë për të reflektuar për mjetet që duhen zbatuar për të përmirësuar bashkëpunimin në luftën kundra terrorizmit, por ai nuk ka marrë pjesë në parakalim.

Për Fareed Zakarian, prezantues i një emisioni të ri në kanalin televiziv CNN, mungesa e e drejtuesve të lartë amerikanë ishte një gabim. “Kjo ishte shumë e sikletshme. Ku është presidenti Obama? Përse nuk shkoi ai në Paris?”, pyeste në Twiter gazetarja e televizionit “Fox News”.

“Eshtë e trishtueshme që pesëdhjetë kryetarë shtetesh shprehën solidaritetin e tyre në Paris dhe që presidenti Obama të ketë refuzuar të merrte pjesë në marshimin e paqes”.

E pyetur për këtë çështje Shtëpia e Bardhë nuk ka bërë komente. Barack Obama gjatë vizitës në Ambasadën e Francës në Uashington do të shprehej: “Populli francez duhet të dijë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë pranë tij dhe do të jenë dhe nesër”. Obama do të drejtojë në shkurt një konferencë ndërkombëtare mbi luftën kundra ekstremizmit në Uashington, njoftuan shërbimet e presidentit.Në Francë, pati zëra që prania e tij në Paris do të kërkonte marrjen e masave të pamendueshme për sigurinë. /Le Monde/bota.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Homazhet në nderim të Azem Hajdarit/ Basha mesazh të fortë qytetarëve

LEXO EDHE:  21 vite nga vrasja e Azem Hajdarit/ Politika nderon Heroin e Demokracisë

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  21 vite nga vrasja e Azem Hajdarit/ Politika nderon Heroin e Demokracisë

LEXO EDHE:  75-vjetori i Çlirimit/ Meta nderon kujtimin dhe sakrificat e Dëshmorëve të Atdheut  

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: