Connect with Us

VIDEO/ Ja sulmet më të frikshme terroriste në Europë

Aktualitet

VIDEO/ Ja sulmet më të frikshme terroriste në Europë

Publikuar

-

Sulmi ndaj gazetarëve të revistës franceze satirike “Charlie Hebdo”, ishte i fundit në një seri të akteve terroriste në territorin e kontinentit të vjetër. Evropianët shpesh u vunë në shënjestër nga ekstremistët gjatë 30 viteve të fundit. Edhe pse ishte një sulm i tmerrshëm dhe ç’njerëzor ndaj karikaturistëve francezë, ky nuk ishte sulmi më i përgjakshëm në dy dekadat e fundit. Mjafton të kujtojmë krimin monstruoz të Anders Breivik në Norvegji, kur u vranë 77 njerëz, sulmet e Al-Kaedës në Metron e Londrës, si dhe sulmin terrorist në Madrid, kur u vranë 191 njerëz. Në maj të vitit të kaluar, në qendër të Brukselit, në Muzeun hebraik kishte të shtëna, ku u vranë katër persona. Gazetarët e revistës franceze “Charlie Hebdo” ishin në shënjestër nga ekstremistët edhe në vitin 2011, kur në stafin redaktues të gazetës hedhën një koktej Molotovi. Për fat të mirë, askush nuk u lëndua. Por, gjatë këtij viti ndodhi një nga krimet më të mëdha ndonjëherë në Evropë. Terroristi, Anders Breivik, vrau 77 njerëz në kryeqytetin norvegjez, Oslo, shumica e të cilëve ishin të rinj.

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/srhHWvwU0ek” frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>

Ne nuk duhet të harrojmë sulmet terroriste të kryera nga ekstremistët në Rusi. Një nga më të frikshmit ishte sulmi i vitit 2011 në aeroportin më të madh të Moskës, Domodedovo, ku u vranë të paktën 35 persona dhe më shumë se 130 u plagosën. Terroristët e Al-Kaedës në vitin 2005 kryen një sulm në tokën britanike. Vetëvrasësit shpërthyen eksplozivë në metro, përkatësisht në një autobus në Londër, ku vranë 52 persona.

LEXO EDHE:  Video-Skandali/ Si paguhen 1 mijë Euro nën dorë tek QSUT

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/nuhBdHc8Nqs” frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>

Sulmi i përgjakshëm në këtë shekull në kontinentin evropian ka ndodhur në vitin 2004 në Madrid. Në kryeqytetin e Spanjës u krye një nga sulmet më të përgjakshme ekstremiste në historinë e këtij vendi, ku bombarduesit të frymëzuar nga Al-Kaeda shpërtheu katër trena të mbushur me njerëz, ku u vranë 191 njerëz, ndërsa u plagosën dymijë njerëz.

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/e-ANwtCojGo” frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>

Një vit më parë, në vitin 2003, në Konsullatën Britanike në Stamboll dhe degët e bankës HSBC u kryen sulme, ku u vranë 27 persona, ndërsa 400 vetë u plagosën. Parisi ishte në shënjestër të terroristëve edhe në vitin 2005, kur një bombë ishte vendosur në një stacion të metrosë dhe mori jetën e tetë personave dhe u plagosën 150 njerëz. Sulmi më vdekjeprurëse në Evropë ka ndodhur në vitin 1988, kur eksplodoi një aeroplan i aviokopmanisë “Pan Am”, i cili fluturonte mbi Lokerbi të Skocisë. Në këtë sulm terroristë u vranë 259 persona. Kujtojmë se sulmi u urdhërua nga autoritetet iraniane, ndërsa aksionin e kreu një organizatë terroriste siriane.

<iframe width=”420″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/0GSG420siI8″ frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Spitali i Fierit si thesi i miellit për zgjedhje”/ Shehi: Rama nuk e do vendin në BE, Veliaj Kryehajdut

Publikuar

-

Nga

“E ktheu vendin si Kolumbia!”/ Dashamir Shehi ‘shpërthen” keq ndaj Ramës: E ka bërë drogën biznes qeveritar

Kreu i LZHK-së dhe kandidati për deputet në listat e Tiranës, Dashamir Shehi, ka ngritur akuzat se kryeministri Edi Rama nuk e do vendin në Bashkimin Evropian, pasi pretendon se ka prirje autokrate.

Një një reagim për faqen “Brryli Broadway”, ku iu përgjigj pyetjeve edhe të ndjekësve, Shehi e krahasoi Spitalin turk të Fierit si thesin për blerje votash në zgjedhje.

Spitali turk i Fierit është si thesi i miellit për zgjedhje. Ne kemi nevojë për ide, e financim të ideve tona. Për ne shqiptarët Evropa është politikë, demokraci, është shtet ligjor, për gjeneratat e reja Evropa është përpektivë. Evropa duhet të jetë tezë definitive. Duhet të sillemi në mënyrë evropiane. Të bëjmë ligje që i afrohen BE dhe t’i zbatojmë. Të kemi një kulturë politike që BE të mos na shohë me dyshim, se askush nuk e fut dikë të dyshimtë në oborrin e tij. Rama nuk e do Evropën, pasi e pengon në pushtetin absolut. Sovraniste si Erdogani, Putini apo ky i Hungarisë, i bezdis Evropa këta. Larg Evropës është kjo puna e patronazishtëve, a ndodh në ndonjë vend të Evropës, jo por këtu po”, u shpreh ai.

Duke komentuar të rinjtë në politikë, Dashamir Shehi deklaroi se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është shembulli më i keq i të rinjvë të korruptuar.

LEXO EDHE:  Video/ Bebe Rexha tregon se çfarë bën para koncertit

LEXO EDHE:  Video-Skandali/ Si paguhen 1 mijë Euro nën dorë tek QSUT

Puna e vjedhjes është genetike, vjen nga shumë faktore. Nuk e quaj meritë personale faktin që s’kam vjedhur, disa e quajnë budallëk. Nuk kam pishmanllëk për modestinë time materiale. Pashë një foto të vjetër të MJAFT-it, kishin dalë më Kadarenë para 15 vitesh. Mjafto të shohësh këtë foto për të kuptuar sa iluzion është pastërtia e rinisë në politikë, shihi sot ata janë kryehajdutë, shih kryetarin e Bashkisë sot dhe vartësit e tij. I ndershmi në politik të madhe është ai që  është ulur në karrige të madhe dhe është çuar i ndershëm”, theksoi kryetari i LZHK-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi refuzon ambasadorët/ Nuk shkon në takimin për zgjedhjet në Elbasan

Publikuar

-

Nga

“The thief shouts catch the thief”! / The SMI scandals with vote theft

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, ambasadorja franceze Elisabeth Barsacq dhe ambasadori gjerman Peter Zingraf, do të mbajnë një takim me kandidatët për deputetë të këtij qarku, në zgjedhjet e 25 prillit.

Mësohet se takimi do të mbahet ditën e nesërme dhe të pranishëm do të jenë numri 2 i PS-së Taulant Balla, Gazment Bardhi i Partisë Demokratike dhe Rudina Hajdarin e Nismës “Thurje”.

Por bëhet me dije se në këtë takim nuk do të shkojë Monika Kryemadhi, e cila kandidon në këtë qark nën siglën e LSI-së.

LEXO EDHE:  Video-Skandali/ Si paguhen 1 mijë Euro nën dorë tek QSUT

LEXO EDHE:  “Po përdorni fëmijët, na kujtuat Agimin e Artë”/ Qytetarët përbuzin të rinjtë e LRI-së

Sipas mediave, ajo ka refuzuar të shkojë në takimin me ambasadorët pa dhënë asnjë arsye për mosprezencën e saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

LSI rënie drastike/ Ja kush parti pritet të fitojë me 25 prill në Elbasan

Publikuar

-

Nga

LSI rënie drastike/ Ja kush parti pritet të fitojë me 25 prill në Elbasan

Nëse qytetarët do të votonin sot në qarkun e Elbasanit, sipas sondazhit të Piepolit PS do të merrte  52-56 % të votave e përkthyer në 8-9 mandate.

Koalicioni PD-Aleanca për Ndryshim do të merrte 37-41 % të votave e përkthyer në 4-6 mandate.

LSI ka rënë me 0.5% krahasuar me matjen më 7 prill.

Ndërkohë që Rudina Hajdari e renditur e para në qarkun e Elbasanit nën siglën e partisë ‘Nisma Thurje’ nuk do mund të merrte një mandat nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, edhe pse pritet të marrë deri në 2.5% të votave.

LEXO TE PLOTE