LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sërish të shtëna në Paris, plagoset rëndë një polic

8 Janar 2015, 08:59, Aktualitet CNA

Shkëmbimi i zjarrit mes policisë dhe disa të dyshuarve rreth orës 8:00 të mëngjesit, në Pierre-Brossolette Avenue në Montrouge (Hauts-de-Seine), në jug të Parisit ka shkaktuar plagosjen e dy policëve, njëri prej të cilëve njoftohet se është në gjendje kritike.

Ministri francez i Punëve të Brendshëm, Bernard Cazeneuve, ka reaguar menjëherë pas këtij sulmi që iu është bërë policëve, duke dënuar ashpër këtë akt mizor.

Ka njoftime se rasti ka të bëjë me ?luftën e bandave? dhe nuk lidhje me sulmin në revistën satirike Charlie Hebdo.

Ndërkohë, kryeministri francez Manuel Valls ka njoftuar se lidhur me sulmin e djeshëm, kur u vranë 12 persona, ka shtatë të arrestuar.

Lajmet e fundit nga