Connect with Us

Rriten tarifat për patentë

Aktualitet

Rriten tarifat për patentë

Publikuar

-

Tarifat për marrjen e patentës pritet që të rriten duke nisur nga ky muaj. Kjo, duke qenë se tashmë kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Kodin e ri Rrugor. Kursantët sipas ndryshimeve të miratuara, duhet të qendrojnë më shumë orë gjatë mësimeve dhe provave për të marrë lejen e drejtimit. Për pasojë, ata duhet të paguajnë më shumë. Aktualisht, për të marrë një patent duhet të paguash 37 mijë lekë të reja. Ndërsa me ndryshimet e fundit, pritet që patenta të kushtojë rreth 50 mijë lekë të reja

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Grisja e fletëve të votimit nga Opozita/ Lindita Nikolla e prekur: Po votohej një zonjë

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla është e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Drejt” Nga Luan Rama, ku mes të tjerash është pyetur dhe si u ndje kur opozita grisi fletët e votimit kur ajo u votua si kryetare.

Nikolla tha se është ndjerë ligshtë dhe se ishte një skenë jo etike edhe pop o votohej një zonjë.



 “Jam ndjerë shumë ligshtë kur pashë kolege deputete që grisnin fletët e votimit, që janë votuar nga populli për t’i përfaqësuar dhe që duhet ta tejkalojnë këto skena në raport me votën. Së dyti kjo ishte një skenë jo etike duke e grisur dhe duke e hedhur, edhe pse po votohej një zonjë.  

E deshi edhe fati që e para që e bëri këtë veprim ishte një zonjë, por besoj se edhe koleget e mia kanë qenë të trysnuara dhe në presion për të kaluar në një akt të tillë. Unë uroj që akte të tilla të jenë të pakta sepse duhet etikë dhe komunikim. Vota kundër mund të shprehej qartë në kuti.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gafa për Kosovën dhe Porti i Durrësit/ Ristani ‘i nxjerr bojën’ Grida Dumës: Si është katandisur PD!

Publikuar

-

Nga

‘Gara blic po i afrohet fundit”/ Ristani ‘shkund’ Bashën, i kujton statutin e partisë

Nënkryetarja e PD,  Grida Duma ka shokuar sot në një intervistë televizive ndërsa ka folur për Kosovën.

Duma u shpreh se Rama duhet të respektojë autonominë e Kosovës dhe se Kosova duhet të jetë shtet autonom, megjithëse Kosova ka shpallur pavarësinë që me 17 shkurt të vitit 2008.

Kjo gafë e nënkryetares së Bashës është komentuar nga ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani.

I ftuar në Syri tv, ai tha se është e tmerrshme që t’i pret të vish në pushtet dhe s’di akoma që Kosova ka vite që është e pavarur.



“Është shuar gara brenda PD. Dhe prandaj vjen momenti përballë këtyre gjërave. Grida Duma ka bërë edhe një gafë tjetër, përpara kësaj të Kosovës, me historinë e bashkëpunimit me Ramën, që kërkoi bashkëpunim përmes koncesionit në Portin e Durrësit. Del dhe thotë nënkryetarja e PD që Kosova është autonome, është e tmerrshme që t’i pret të vish në pushtet dhe s’di akoma që Kosova ka vite që është e pavarur.

E pyetur nga gazetarja se çfarë ke për të thënë për propozimin e Ramës për bashkëpunim dhe kjo iu përgjigj: Rama nuk është serioz në kërkesën për bashkëpunim, sepse po të ishte serioz projekte të tilla madhore siç është porti i Durrësit do t’i bënte me ne. Ja ku e ka katandisur PD-në lidershipi i Bashës”, u shpreh Ristani./CNA.al

LEXO EDHE:  Për të shpëtuar njëherë e përgjithmonë flokët tuaj, ju duhet vetëm ky përbërës

LEXO EDHE:  Shtrenjtimi i ushqimeve, karburanteve, celularëve, kafesë/ Inflacioni arrin në nivelin më të lartë që nga 2018

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama: Dialogu Kosovë-Serbi është shah, jo boks

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë.

I ftuar në emisionin Open, me Eni Vasilin, Rama është shprehur se situata duhet të ç’tensionohet, duke tërhequr forcat speciale dhe barrikdat.



Kryeministri u shpreh se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është shah, jo boks.

“Dialogu me Serbinë është shah jo boks, kjo është shah,  janë dy gjëra shumë të rëndësishme, e para Kosova e ka fituar luftën”, ka thënë Rama. / CNA.al

LEXO TE PLOTE