Connect with Us

Google “Censuruesi ngurrues” i internetit

Aktualitet

Google “Censuruesi ngurrues” i internetit

Publikuar

-

Kur ne flasim për censurën në internet, gjëja e parë që na vjen ndërmend janë qeverisjet totalitare, si ajo e Kinës. Por në realitet, “Google” është vetë një nga çensuruesit jozyrtarë më të mëdhenj të internetit në botë. Në rradhë të parë, që “Google” të operojë dhe bëjë biznes në 219 vendet dhe territoret e ndryshme te botës, gjiganti i kërkimit në internet, duhet t’u bindet ligjeve dhe regullave vendore, shumë prej të cilave kërkojnë nga kompania, të heqë përmbajtje të caktuara nga rezultatet e saj të kërkimit si dhe faqet e tjera. Kështu në Turqi, Google, ka zhdukur nga motori i kërkimit, faqet që shpifin apo denigrojnë figurën e themeluesit, Mustafa Qemal Ataturkut, një akt që në këtë vend është i paligjshëm. Në Tajlandë, të denigrosh figurën e mbretit është kundër ligjit, kështu që Google ka bllokuar videot në “YouTube” që tallin monarkun vendas, Bhumibol Adulyadej. Nga ana tjetër në Gjermani, Francë dhe Poloni, është e paligjshme të publikosh materiale pro-naziste apo me përmbajtje që mohojnë Holokaustin. Për pasojë, Google, nuk shfaq lidhje me faqet që përmbajnë materiale të tilla. Sipas raportit më të fundit të transparencës, që kompania publikon periodikisht, qeveritë e këtyre vendeve kërkuan vitin e kaluar heqjen e 39.374 artikujve nga rezultatet e saj të kërkimit, nga “YouTube” si dhe faqet e tjera.

Në krye të listës, qëndronin mbajtësit e të drejtës të autorit, që kërkuan nga “Google” të heqë plot 36.5 milionë lidhje, video dhe tema të tjera. Google, nuk do të japë të dhëna të plota se me sa kërkesa të tilla përballet çdo vit, por kompania ofron shembuj të kërkesave që ajo pranon apo refuzon.

Për shembull, Rusia kërkonte fshirjen e një post-blogu që përmbante termin “çokollatë”, me pretendimin se kishte shkelur një ligj federal. Google e pranoi kërkesën, sepse në rusisht, me termin “çokollatë”, kuptohet edhe një lloj droge rekreative, për të cilën Rusia ka një ligj që është kundër kësaj lënde narkotike.Por, kur burgu i Xhorxhias në SHBA kërkoi fshirjen e një videoje të postuar në “YouTube”, ku një i burgosur akuzon autoritetet për abuzime me të, Google refuzoi ta bëjë këtë, me argumentin se videoja nuk shkelte ligjet shtetërore apo federale.

Burimi kryesor që ka ndikuar në rritjen e shpejtë të çensurës nga Google, është padyshim ligji kontradiktor evropian, i njohur si ligji i së “Drejtës për t’u harruar”. Në maj, Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi se njerëzit kishin të drejtë të kërkonin nga Google që të hiqte lidhjet që kanë një ndjeshëmri të caktuar, nga rezultatet e saj të kërkimit.

Google thotë se deri tani ka marrë rreth 700 mijë kërkesa. Nga kjo shifër, 40 përqind e tyre janë hequr vetëm për shkak të ligjit, por Google ndërkaq mund të refuzojë kërkesat, nëse është e bindur se lidhjet në fjalë janë në interes të publikut.

Në kuader të interesit për një faqe të hapur, Google ka ankimuar shpesh kërkesa të tilla, në të  gjitha hallkat e gjyqësorit të shumë vendeve të botës, deri në Gjykatën e Lartë. Në vitin 2010, Google u ndie kaq i frustruar nga kërkesat e Kinës për censurimin e disa lidhjeve, saqë kompania e tërhoqi të gjithë biznesin e saj jashtë vendit. Asokohe, Google do të deklaronte se ishte e gatshme të vepronte në përputhje me kërkesat e censurës nga qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike, porse kinezët nuk e kishin aftësinë për të zgjedhur udhëheqësit e duhur, që merren me çështjet e çensurës.

“Për të mirën e faqeve tona dhe vetë internetit, kemi punuar pa pushim, për të luftuar censurën e internetit në mbarë botën” – do të deklaronte bashkëthemeluesi i Google, Sergei Brin në vitin 2011 në një blog post. “Unë jam krenar për rolin që Google ka luajtur” – shtoi ai. Megjithatë Google po luan ende në të dyja anët e gardhit. Edhe pse nuk do të operojë në Kinë, ajo po e bën një gjë të tillë në vende të tjera edhe më diktatoriale, përfshirë Zimbabven dhe Tajlandën.  Google refuzoi të komentojë mbi këtë çështje.

Por çensura nuk ndodh vetëm jashtë vendit. Google heq gjithashtu nga sistemi, lidhje dhe përmbajtje të tjera nga faqet e saj në Shtetet e Bashkuara. Për shembull, Google thotë se është dakord për heqjen e lidhjeve apo faqeve që përmbajnë video ose materiale të tjera të pornografisë së fëmijëve, që është e paligjshme në Shtetet e Bashkuara. (Google ka një politikë që çensuron kërkime në terma të tilla në çdo vend, madje edhe tek ato që nuk kanë ligje kundër pornografisë së fëmijëve). Disa vende i japin Google dhe kompanive tjera të kërkimit termat dhe temat që konsiderohen të paligjshme, dhe varet nga Google për të përcaktuar nëse një sajt i caktuar thyen ligjin lokal ose jo. Vendet e tjera bëjnë kërkesa të përkohshme, për të hequr lidhjet apo përmbajtje të caktuara.

Kur një vend, i kërkon Google për të hequr një përmbajtje ose një lidhje, avokatët e Google-it e shqyrtojë kërkesën, për të përcaktuar nëse ajo është në fakt kundër ligjeve të atij vendi. Shpesh Google, duhet të negociojë me autoritetet e nje vendi, për të reduktuar fushën e kufizimit të  kërkuar. Ka raste kur Google, nuk bindet dhe jane vendet, ato që përcaktojnë nëse duhet të marrin përsipër kufizimin për qytetarët.

Google kontrollon gati dy të tretat e rezultateve të kërkimit në botë, duke e bërë atë një nga portat më të mëdha të internetit, për më shumë se një miliard njerëz në mbarë botën.

Kjo është arsyeja, perse Google tenton të jetë transparente, në lidhje me përmbajtjen ajo heq nga faqja. Në çfarëdo kohe që Google çensuron diçka, ajo e vendos në një regjistër publik, për raportin e tij të ransparencës. Google gjithashtu, siguron një lidhje tek “chillingeffects.com”, një faqe interneti e drejtuar nga “Qendra Berkman” në Harvard, e cila regjistron përmbajtjet online që janë çensuruar./ bota.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: