Connect with Us

Divorci mund të shkaktojë edhe vdekjen

Life Style

Divorci mund të shkaktojë edhe vdekjen

Publikuar

-

Divorci mund të sjellë me të vërtetë vdekjen, kështu pretendon një studim i ri, sipas të cilit pasojat e ndarjes nga partneri/ja mund të shkaktojnë probleme të rënda shëndetësore, të cilat çojnë edhe në vdekje të parakohshme

Divorci nuk është vetëm një burim i mërzisë dhe shpenzimeve, por mund të jetë edhe një shkaktar i vdekjes së parakohshme. Ata që humbin gjumin nga shqetësimi për ndarjen e tyre, tregojnë rritje të presionit të gjakut, ka zbuluar një studim.

Një kërkim i fundit e ka lidhur fenomenin e divorcit me pasoja të rënda shëndetësore që shkojnë deri në vdekjen e parakohshme, pavarësisht se nuk është shumë e qartë se si mund të ekzistojë një lidhje e tillë.

Shqetësimet e gjumit që vijnë nga divorci mund të jenë pjesërisht shkaktare për këtë pretendim, sipas shkencëtarëve që janë marrë me studimin.

Dr. David Sbarra, nga Universiteti i Arizonës në SHBA, tha: “Në muajt e parë të një ndarje, problemet e gjumit janë shumë normale dhe ky është një proces i zakonshëm me të cilin njerëzit merren me kalimin e kohës dhe e rregullojnë.

Por problemet e gjumit që zgjaten për një periudhë të madhe kohe mund të nënkuptojnë diçka tjetër.

Ato do të thonë se njerëzit po futen në depresion, se po luftojnë që të vazhdojnë jetën si dikur dhe se janë pikërisht këta persona që paraqesin probleme me shëndetin.

Studimi analizoi 138 persona që ishin ndarë nga partnerët e tyre për rreth 16 javë përpara se të fillonte hulumtimi. Pjesëmarrësit u pyetën rreth cilësisë së gjumit që kishin pasur gjatë tri vizitave që bënë në laborator gjatë periudhës prej shtatë muajsh e gjysmë. Presioni i tyre i gjakut u mat gjatë çdo vizite.

Kërkuesit panë një efekt të vonuar te njerëzit që treguan rritje të presionit të gjakut në vizitën e fundit dhe problemeve të hershme të gjumit. Një analizë mati presionin në arterie kur zemra rreh, ndërsa tjetra presionin në arterie mes rrahjeve të zemrës. Presioni normal i gjakut është rreth 120/80.

Dr. Sbarra tha: “Ne vumë re se ndryshimet në presionin e gjakut ishin të lidhura me problemet e gjumit prej tre muajsh më parë. Problemet e hershme me gjumin, parashikuan rritje të presionit të gjakut me kalimin e kohës”.

LEXO EDHE:  Fotot/ Ja si e mbyti dhimbjen e divorcit kjo modele

Kërkuesit gjithashtu zbuluan se sa më gjatë të zgjasnin problemet e gjumit të personave të divorcuar, aq më shumë gjasa kishte që problemet të kishin efekt negativ në trup dhe shëndet.

Studiuesi kryesor tha: “Zbuluam se, nëse dikush ka probleme me gjumin për rreth 10 javë pas divorcit, atëherë tek ai nuk shfaqen probleme me rritjen e presionit të gjakut në ditët në vazhdim”.

“Megjithatë, pas 10 javësh e më shumë, nëse vazhdon i njëjti problem, atëherë gjendja përkeqësohet”.

Ai tha se për njerëzit që kanë rritje të presionit të gjakut, kjo nuk duhet të merret si diçka e parëndësishme, pasi me kalimin e kohës, gjendja e trupit fillon të degradojë dhe shqetësimet vazhdojnë zinxhir.

Autorja e studimit, Kendra Krietsh, sugjeron se njerëzit që kanë vështirësi me gjumin pas një divorci, duhet të kërkojnë terapi konjitive, të bëjnë programime të rutinës së përditshme që të nxisin gjumin e shëndetshëm, ose të gjejnë mënyra të reja të relaksimit.

Ajo shtoi: “Nëse dikush po përjeton divorcin dhe nuk është në gjendje të flejë, atëherë ky person duhet të marrë ndihmën e nevojshme ose do të ketë probleme”.

Sipas saj, të gjithë kalojnë periudha të stresuara në jetë, qoftë ky një divorc apo edhe shqetësime të tjera, por çka ka rëndësi është se të gjithë duhet të bëjmë një gjumë të mirë dhe duhet të kujdesemi për veten.

Zbulimet mbështesin një studim të mëparshëm që tregoi efektet negative të divorcit.

Kërkimi i mëparshëm i publikuar në vitin 2013 zbuloi se ata që kishin martesa të përfunduara, ishin më të lidhur me vdekshmërinë, abuzimin me substancat narkotike, depresionin dhe mungesën e mbështetjes sociale.

Studimi u bënte thirrje doktorëve të drejtonte te terapistët më shumë burra të divorcuar dhe theksonte nevojën urgjente të zbulimit të pasojave negative të ndarjeve në shëndet.

Kërkuesit amerikanë thonë se burrat e divorcuar dhe ata beqarë kanë një shkallë 39 për qind më të lartë të vetëvrasjes, sesa ata të martuar – ndoshta pjesërisht për shkak se ata kanë më shumë gjasa të shfaqin sjellje të rrezikshme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

Me kapelen e kapitenit dhe linja “super bombë” me bikini/ Moderatorja e sportit nuk lë vend për koment

Publikuar

-

Nga

Moderatorja shumë seksi e sportit, Eva Murati po shijon ditët e nxehta të Shtatorit në bregdet. Bukuroshja e ekranit ka treguar linjat e saj bombastike teksa pozon me bikini.

Së fundi ajo ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë disa foto ku shfaqet me bikini e shtrirë mbi një kamardare teksa në kokë kishte vendosur një kapele kapiteni.



Padyshim që Eva është kapitenja më seksi që kemi parë deri më tani. Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Life Style

Trendi i pazakontë në Tik Tok që po shqetëson stomatologët/ Çfarë po bëhet virale në rrjetet sociale

Publikuar

-

Nga

Trendi i pazakontë në Tik Tok që po shqetëson stomatologët/ Çfarë po bëhet virale në rrjetet sociale

Aplikacioni Tik Tok është kthyer në një nga më të përdorurit nga të rinjtë. Të rinjtë kalojnë pjesën më të madhe të kohës duke realizuar video të shkurtra të cilat më pas i ndajnë në Tik Tok, ku disa prej tyre kthehen edhe në virale. I tillë është edhe trendi që po qarkullon së fundi në rrjet.

Disa vajza kanë prezantuar një mënyrë se si mund të bëni dhëmbët të duken të barabartë dhe të mprehtë. Vajza shfaqet me një limë në dorë dhe në moment nis ta përdorë atë në dhëmbët e saj.

Por kjo gjë ka shqetësuar shumë stomatologët të cilët paralajmërojnë se kjo është shumë e rrezikshme për shëndetin dhe rrezikojnë sëmundje apo prishje të smaltit të dhëmbëve.

LEXO EDHE:  Dhunohet për shkak të detyrës mjeku në Vlorë



Stomatologët tregojnë se kjo është tepër e dëmshme dhe mund të shkaktojë dëmtime të përhershme të strukturës së dhëmbëve, si dhe smaltit rreth skajit të dhëmbi Ju nuk mund të rigjeni smaltin e dhëmbëve, kështu që dëmtimi është i pakthyeshëm.

LEXO EDHE:  U divorcua 7 vite më parë/ Habit aktorja shqiptare: Fle dyshe dhe treshe, si të më vijë

Rrezikojnë të dëmtojnë indet e dhëmbëve ose smaltin e shëndetshëm, duke shkaktuar potencialisht çështje të tilla si ndjeshmëria ose dhimbja./ CNA.al

@millennial_rdhIs filing your teeth safe? @acerendulicc ##dentist ##teeth ##filingdown ##duet ♬ original sound – Iman

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Je shumë seksi”/ Jennifer Aniston dhe Brad Pitt çmendin rrjetin

Publikuar

-

Nga

Jennifer Aniston dhe Brad Pitt kanë realizuar një interpretim të filmit “Fast Times At Ridgemont High”. Brad shfaqej duke luajtur rolin e Brad Hamilton, i luajtur fillimisht nga Gjykatësi Reinhold, ndërsa ish-gruaja e tij Jennifer, luajti mbretëreshën seksi të shkollës së mesme Linda Barrett.

Duke lexuar skenarin Jennifer iu drejtua Pitt, i cili si për ironi edhe në rol quhej Brad. “Çkemi Brad, gjithmonë kam menduar që je shumë i lezetshëm.

LEXO EDHE:  Fotot/ Ja si e mbyti dhimbjen e divorcit kjo modele

LEXO EDHE:  U divorcua 7 vite më parë/ Habit aktorja shqiptare: Fle dyshe dhe treshe, si të më vijë

Je shumë seksi. Do të vish tek unë”, thotë Jennifer dhe rrjeti po zien, edhe pse gjithçka është pjesë e skenarit, pasi kujtojmë se Brad është në një lidhje dashurie me modelen 27 vjeçare Nicole Poturalski./ CNA.al

 



 

View this post on Instagram

 

A post shared by Entertainment Tonight (@entertainmenttonight) on

LEXO TE PLOTE