Aktualitet
HABERET E MITROS / ARNIM I LIGJIT PËR PARATË E SOVRANIT ME NISHANE?!
Nga Mitro CELA
Kemi një ligj për inspektimin e pasurive të pushtetarëve. Është bërë 10 vjet më parë. Në atë mot ekspertët dhe paratë erdhën nga Amerika.
Pasi u poq ligji, u ngrit Ispektoriati i Verifikimit të Pasurive. Rrodhën vitet. Deputetët që “shtypen ” sumbullat, e kuptuan që kishin bërë një vërë në ujë. Ligji ishte gatuar për të hapur shtigjt, si të fshihen paratë. Me ligjin ndër duar, ispektorët zbuluan se Rama, katër vite më parë, kishte 3 mijë euro?
Po halli? Amerika nuku ka më para për të arnuar ligjin. Në këtë moment doli në skenë Brukseli. Zgjidhi qesen për hartimin e ligjit. Gjeti edhe një ekspert që do jepte idetë, se si do kopsitej ligji i ri.
Dhe në Tiranë mbriti prefesori i të drejtës publike GIULLAUME TUSEAU. Ndënji një muaj profesori. Hëngri e piu. Mori djeta me yndyrë… Në fund la këto detyra:
1. Kryetari i Ispektoriatit nga 5 vjet të zgjidhet për 9 vjet.
2. Të rritet rroga e Kryetarit dhe e punonjësve.
3. Kur të vjelin gjobat, një pjesë të tyre ta marri ispektoriati.
4. Kryetari të shkarkohet nga Kuvendi i Shqipërisë me dy të tretat.
Kaq…dhe iku profesori…Me këto nene, puashtetarët dhe në vrimë të miut ti fusin paratë, do i zbulojnë ispektorët, de!