LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

10 mënyra për t’u dobësuar pa mbajtur dietë

5 Janar 2015, 11:00, Aktualitet CNA

Mjaft më me dietat për t?u dobësuar! Mënyra më e mirë për të humbur peshë është? Zbulojeni në renditjen tonë të radhës! Do të habiteni dhe do të dëshironi t?i praktikoni menjëherë këto këshilla!

Zakonisht gjëja e parë që bëjnë njerëzit kur duan të bien në peshë është mosngrënia e mëngjesit. Mendojnë se kjo gjë mund t?i ndihmojë ata që të hanë më pak gjatë ditës. Por një teori e tillë është krejtësisht e gabuar, sepse në fund të ditës përfundojnë duke ngrënë edhe më shumë! Ndaj, për shkak të nevojës për energji, këshillohet që në mëngjes të hani ushqime të shëndetshme si për shembull drithëra dhe fruta.

Nëse lini mënjanë disa prej ushqimeve gjatë regjimit të përditshëm, nuk do të kini sukses në humbjen e kilogramëve të dëshiruar, përkundrazi ky veprim ul fuqitë e organizmit tuaj. Pra, në vend që t?i ndaloni vetes disa ushqime, ditës tuaj duhet t?i shtoni më shumë produkte, por të shëndetshme. Për shembull, në mëngjes ju këshillohet të hani perime, fruta dhe drithëra. Duhet të hani llojin e ushqimit për të cilin trupi juaj ka vërtet nevojë, në vend që ta mbushni atë me ushqime pavlerë!

Nëse do të flinit më shumë orë se zakonisht, atëherë ju do të mund të humbnit më shumë se 6 kilogramë në vit! Kjo do të thotë që do të mund të humbisni peshë pa asnjë përpjekje dhe për rrjedhojë, do të ndiheni shumë të kënaqur. Sipas një studimi, nëse një person nuk fle mirë, atëherë ai është më shumë i uritur se sa një person që fle në mënyrë normale, sepse mungesa e gjumit sjell urinë.

Nuk ka asgjë më të mirë se sa një pije freskuese dhe rigjeneruese. Sipas disa studimeve, çaji jeshil ndihmon në djegien e kalorive me ndihmën e veprimit të phytochemical të quajtur katetin.

Çamçakëzi me shije të forta, si për shembull ai me mente, ju ndihmon shumë kur keni uri. Zakonisht, një person i moshës së mesme ha pa kufi ndërkohë që sheh televizor, ?lundron? në internet apo luan me videolojëra. Në vend që të bëni këtë gabim të madh, provoni të përtypni një çamçakëz amerikan dhe do të ndiheni më mirë!

Provoni të digjni 100 kalori në ditë pa ndjekur asnjë dietë dhe pas disa javëve do të shihni rezultatet e mundit tuaj. Për të djegur një sasi të tillë, mund të ecni për 20 minuta në ditë, të zhvendosni vazot e rënda të luleve ose të pastroni shtëpinë tuaj të paktën për gjysmë ore. Si alternativë mund edhe të vraponi për 10 minuta!

Kripa është një përbërës i cili ndikon në shtimin e peshës, sepse ndikon te faktorë të ndryshëm. Për shembull, një ushqim shumë i kripur shton etjen dhe në këtë mënyrë, shpesh, përfundoni duke pirë një sasi më të madhe të pijeve joalkoolike, të gazuara dhe me shumë sheqer.

Çdo dietë e mirë përfshin rregullin 80/20 dhe nëse dëshironi vërtet të humbni peshë, ky rregull duhet ndjekur patjetër. Ky rregull është shumë i thjeshtë: çdo herë që hani nuk duhet të ngopeni, pra duhet të ndiheni 80 për qind ?plot? dhe 20 për qind ?bosh?. Nëse do të ndiqni gjithmonë këtë rregull nuk do të keni asnjëherë nevojë të mbani një dietë apo të shqetësoheni për peshën tuaj.

Nëse dëshironi të dobësoheni, që tani e tutje provoni të përdorni pjata me përmasa të vogla. Po kështu edhe enë të tjera. Padyshim, nëse pasi keni ngrënë, keni më shumë uri, duhet t?i përmbaheni tundimit për të gatuar diçka tjetër. Binduni prej faktit se keni ngrënë të njëjtat gjëra si gjithmonë. Ky truk do t?ju ndihmojë që të humbisni disa kilogramë vetëm pas disa javëve.

Burri që shihni në foto quhet Dru Mening (Drew Manning). Ai ka pasur kurajën për të bërë një çmenduri. I ka thënë ?lamtumirë? fizikut të tij të palestruar për të ndjekur një dietë me bazë petullat dhe hamburgerët, vetëm për të parë nëse do t?ia dilte mbanë të kthehej si më parë! Gjithçka e bëri për 52 javë! Pra ai ia doli, po ju përse nuk mundeni?!

11:00 Aktualitet

City Sport

“City Sport” cdo te shtune dhe te diele ne mesdite, nje emis...

Lajmet e fundit nga