Connect with Us

Diskriminimi gjinor. 10 gjëra që femrat akoma i kanë të ndaluara

Femra

Diskriminimi gjinor. 10 gjëra që femrat akoma i kanë të ndaluara

Publikuar

-

Edhe pse jemi ne fund te vitit 2014, ekzistojnë ende disa ligje, te ashtuquajtura seksiste te cilat ndalojnë gratë te kryejnë ndoshta edhe disa nga gjerat me normale te mundshme.

Këto ligje ekzistojnë ne çdo vend te botes, por mesa duket ato vazhdojnë akoma te “ligjërojnë” edhe ne civilizimin amerikan. Është sit-i Viral Nova qe ka bashkuar ne një liste 10 ligjet me te pakuptimta seksiste, qe edhe pse përgjithësisht injorohen, ato janë ende ligjërisht ne fuqi.

1.Ne Florida, gratë e pamartuara ose vejusha e kane te ndaluar te hidhen me parashute ne ditët e diela.

2.Ne Jemen, gratë nuk kane te drejte te dalin dëshmitare, nuk janë te mbrojtura prej dhunës ne shtëpi, nuk mund te largohen nga shtëpia dhe mund te arrestohen pa asnjë arsye.

3.Ne Itali, gratë me nam te keq nuk lejohen te përgatisin djathin.

4.Ne Arabinë Saudite gratë nuk lejohet te drejtojnë makinën, te votojnë, udhëtojnë, studiojnë, punojnë, nëse nuk kane siguruar me pare një leje nga një tutor mashkull.

5.Ne Iran, gratë nuk u lejuan te shohin ndeshjet e kampionatit botëror. Kjo mesa duket për shkak te faktit se autoritetet vendase i trembeshin ndonjë sjellje te pahijshme ne prezence te tyre.

LEXO EDHE:  Tri gjërat që e prishin njerëzimin

6.Ne Karolinën e Veriut, gratë duhet te kenë trupin gjithmonë te mbuluar.

7.Ne Vatikan gratë nuk lejohet te votojnë, te kenë llogari ne banke, apo te veshin pantallona.

8.Ne Vermont, gratë duhet te kërkojnë lejen e burrave qe te mbajnë dentierën ne dhëmbë.

9.Ne Deleware, një grua nuk mund t’i propozoje martese një burri. Ne këtë shtet te SHBA, paradoksi qëndron ne faktin se ai është një prej 29 shteteve qe kane njohur martesat gay. Me fjale te tjera, një grua mund te kërkojë dorën e një gruaje tjetër për tu martuar, por kurrsesi atë te një mashkulli.

10.Ne Missouri gratë nuk mund te mbajnë korse. Ne ligjin qe e sanksionon këtë thuhet tekstualisht: Admirimi i pamjes se një trupi t hijshëm nuk duhet qe t’i mohohet një amerikani normal.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Tre rregulla bukurie që do t’ju bëjnë të dukeni mirë pa u munduar shumë

Publikuar

-

keshilla bukurie

Mblidh flokët gjatë gjumit

Mund t’i kapësh me një lidhëse, apo thjesht t’i largosh nga fytyra. Është shumë e rëndësishme që të largosh flokët nga fytyra gjatë gjumit.  Flokët kanë elemente të dëmshëm si pluhur apo elemente të tjera, që mund të shkojnë në lëkurën e fytyrës gjatë gjumit.

Hiq makeup-in para se të flesh

Pjesa më e madhe e grave bën tualet çdo ditë, kjo bën pjesë në normalitetin e tyre. Ka rëndësi që çdo natë para se të bini në gjumë të hiqni tualetin. Kjo duhet bërë për të çliruar poret dhe për t’i dhënë mundësi atyre që të marrin oksigjen.  Gjithashtu nëse qendroni për shumë kohë me makeup në fytyrë nga bllokimi i poreve mund t’ju krijohen akne, apo puçra.



LEXO EDHE:  "Nuk bëj kështu gjërash"/ Aktorja shqiptare i habit të gjithë, flet për marrëdhëniet intime para marteses

Të qendrosh e hidratuar

LEXO EDHE:  5 gjërat që i duhen çdo shtëpie për të qenë e kompletuar

Hidratimi gjatë ditës ndihmon në uljen e fryrjes si dhe në eleminimin e toksinave në trup.  Kjo bën që edhe lëkura të duket më e butë si dhe të jetë më e shëndetshme.  Të pish ujë rregullisht gjatë ditës është një këshillë që mjekët dhe estetistët e japin me shumë entuziazëm. Kjo jo vetëm për shëndetin e lëkurës, por edhe për shëndetin e përgjithshëm./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Femra

Brenda mendjes së grave/ Ju zbulojmë fantazitë më të errëta të tyre

Publikuar

-

fantazite e grave

Një studim tregon se gratë mund të arrijnë orgazmën edhe me anë të imagjinatës. Ajo çka imagjinojnë më shumë gratë është një burrë i tretë në marrdhënien e tyre.



Një tjetër  ekspert shprehet, se gratë nuk kanë fantazi seksuale që lidhen me përdhunimet. Gjithsesi ato mund të “aktrojnë” sikur janë duke përdhunuar për të përmbushur fantazitë e partnerëve.

Të të shohin teksa bën seks është eksituese për gratë dhe bën pjesë në fantazitë më të gjalla të grave. Në vendin e parë të sipas studimeve është fantazia e grave për të bërë seks në publik./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Cilësitë e një gruaje me klas/ Nuk kanë të bëjnë aspak me veshjet e shtrenjta

Publikuar

-

cilesite e nje gruaje me klas

Edukatë dhe mirësjellje

Një grua me klas nuk është kurrë agresive, ajo e ngre zërin shumë rrallë dhe i trajton të tjerët me respect dhe mirësjellje. Është shumë e gatshme që të zgjidhë problemet dhe keqkuptimet me dialog. Nuk i ka qejf thashethemet dhe nuk i kushton aspak rëndësi fjalëve që thuhen për dikë, apo diçka.

Buzëqeshja



Një grua me klas është e qeshur dhe  e njeh mirë vlerën e një buzëqeshje. Vështirë ta shohësh atë të acaruar apo të vrenjtur. Ajo e di mirë që buzëqeshja është çelësi më i mirë për të dalë nga situatat e sikletshme.

LEXO EDHE:  5 gjërat që gratë shtatzëna nuk duhet t’i postojnë kurrë

LEXO EDHE:  "Nuk bëj kështu gjërash"/ Aktorja shqiptare i habit të gjithë, flet për marrëdhëniet intime para marteses

Aroma

Cilido qoftë stili i saj, një grua me klas di që t’i përshtasë edhe aromën në mënyrë perfekte. Ato më romantiket zgjedhin aroma lulesh, ndërsa gratë më të forta zgjedhin aroma më karakteristike.  Çdo grua me klas ka një aromë të vetën e cila e dallon nga gratë e tjera./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: