LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet kopja e rrallë e dramave të Shekspirit

22 Dhjetor 2014, 15:42, Aktualitet CNA

Në një qytet të vogël francez është zbuluar një kopje e rrallë e përmbledhjes së parë të dramave të Shekspirit. Libri kishte mbetur i panjohur për më shumë se dy shekuj. Remy Cordonnier, bibliotekar në qytetin verior Saint-Omer, e zbuloi përmbledhjen kur ishte duke përzgjedhur librat që do të vendoseshin në një ekspozitë ku do të trajtoheshin lidhjet historike midis këtij rajoni dhe Anglisë.
Përmbledhja e parë e dramave është botuar fillimisht në vitin 1623, shtatë vjet pas vdekjes së Shekspirit.  Nga ky libër ekzistojnë vetëm 230 kopje. Pa edicionin e parë të përmbledhjes, shumë drama të Shekspirit, si Jul Qezari, Nata e dymbëdhjetë dhe Makbethi, mund të kishin humbur përgjithmonë. Ato ishin mes 18 dramave që mbetën pa u botuar kur ai vdiq në vitin 1616.
Kopja e sapo zbuluar u vërtetua si autentike të shtunën e kaluar nga studiuesi Eric Rasmussen i Universitetit të Nevadës. Përmbledhja e parë e dramave është një nga librat më me vlerë në gjuhën angleze.  Një libër i tillë u shit për më shumë se 4.4 milion dollarë në një ankand të Londrës më 2006. Një tjetër u shit për 5.6 milion dollarë në Nju Jork në vitin 2001.

20:26 Aktualitet

Polici ne shi

Nje polic po bente sherbimin prane nje dyqani mallerash. Po ...

20:22 Aktualitet

Nena leter policit

I dashur biri im!Te shkruaj keta pak rreshta qe ti ta dish q...

Lajmet e fundit nga