Aktualitet
Ngjela: Socializmi shqiptar i Enver Hoxhës po përsëritet/ Shqiptarët drejt urisë
Avokati Spartak Ngjela ne nje postim te tij ne rrjetin social facebook shkruanse se socialiszmi i Enver Hoxhes po perseritet dhe duhet nje reagim i menjeheshem pasi shqiptaret po shkojne drejt urise
Ngjela shkruan “Ne vitin 1991 m’u desh të shkruaja katër paradokset e sistemit hoxhist në Shqipëri; të cilat ishin këto:
1. Të gjithë kanë punë, asnjë s’punon. 2. Asnjë s’punon, planet realizohen. 3. Planet realizohen, tregu është bosh. 4. Tregu është bosh, asnjë nuk vdes nga uria…
Ky ishte socializmi shqiptar i Enver Hoxhës. Por historia sikur po përsëritet. Po shoh që edhe aktualiteti, njëlloj si njëzetë vjetët e fundit, ka hyrë në paradokset e tij. Dhe fundi është po ai: kudo ka suksese të qeverisë, por shqiptarët po shkojnë drejt urisë, dhe po tremben e duan të lenë Shqipërinë. Kush nuk e sheh këtë si qeveritar, ose ështrë naiv, ose është delirant, ose është i dominuar nga ligësia kundër popullit të vet. Gjithsesi; gjendja duhet të ndryshojë, se, në të kundërt, viti 2015 do te jete katastrofal për mirëqënien apo ecurinë normale të jetës së shqiptarëve ne Shqipëri. Po si do të ndryshojë? Me këtë plitikë? Kurrë. Po nuk u gjet rruga për të filluar negociatat me Bashkimin Europian, kjo qeveri është drejt falimentit të saj në përplasje të pashmangshme me shqiptarët e papunë e të pashpresë. Naiviteti i “ndihmës kinezë” është njëlloj si katër paradokset e hoxhizmit që përmenda më lart”, perfunson avokat Ngjela.
Lajme të Rekomanduara:

Tjetër skandal nga Ervin Salianji/ Kapet në mashtrim
Ditën e djeshme, gjatë prezantimit të Edmond Spahos si drejtues qarku në Korçë, janë dy detaje që bien në sy nga fjala e Ervin Salianjit,...

Agron Gjekmarkaj si Fahri Balliu i III-të
Një analist i ardhur gjatë kohës së opozitës së Partisë Demokratike, fillimisht një kritik i ashpër i Lulzim Bashës, njeri që kishte nxjerrë shpatën dhe...