LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

6 nga gjerat qe njerëzit dëshirojnë me shume çdo Vit te Ri

20 Dhjetor 2014, 11:44, Lifestyle CNA

Çdo njeri dëshiron për plotësimin ose realizimin e disa gjerave ne veçanti me ardhjen e Vitit te Ri. Këtu janë listuar 6 nga gjerat qe njerëzit dëshirojnë me shume çdo Vit te Ri.Te premtosh është shumë më e lehtë se sa ti besh premtimet realitet. Ajo kërkon vendosmëri, përpjekje dhe vullnet. Fillimi është zakonisht shumë optimist. Megjithatë, me kalimin e kohës njerëzit fillojnë te gjejnë arsyet pse nuk mund të bëjnë këtë apo atë dhe mendojnë për te shtyre përmbushjen e misionit te tyre për Vitin e Ri.

1. Gjetja e dashurisë se vërtetë

Gjetja e një partneri është një dëshirë e natyrshme. Ne duam te shmangim vetminë. Duke qenë me një person të cilin ta doni dhe ai person t?ju doje mbrapsht, është ëndrra e kujtdo. Ju nuk e dini se si dhe ku mund ta gjeni këtë person kaq te veçantë, prandaj kjo është dhe një dëshire si e lehte aq dhe e vështire për tu realizuar.

2. Lenia e duhanit

Pirja e duhanit nuk është më pak e rrezikshme se konsumimi i tepërt i alkoolit. Ju jeni në rrugën e duhur në qoftë se ju me ne fund keni vendosur për të lënë duhanin. Përveç kursimit të parave, lenia e duhanit do të përmirësojë shëndetin tuaj dhe do te ule rrezikun e kancerit të mushkërive. Nuk ka dyshim se ajo kërkon përpjekje. Ju edhe mund të keni nevojë për ndihmë profesionale. Por, siç thonë ata, ?ku ka një vullnet te hekurt ka një mënyrë?! Ju mund t?ia dilni.

3. Përmirësimi i karrierës

Nëse ju pëlqen ndryshimi, atëherë ju ndoshta do të dëshironi të filloni një punë më të mirë dhe ne një pozitë më të lartë. Ju do të filloni të bëni me shume para dhe do te fitoni aftësi te reja. Cila është puna e ëndrrës suaj? Nëse jeni të aftë për të ëndërruar dhe duke e imagjinuar veten në një punë të caktuar, kjo do të thotë që ju mund ta bëni atë. Mos hiqni dorë, kërkoni për një vend pune ku ju do të ndjeheni plotësisht të lumtur dhe të kënaqur.

4. Humbja e peshës

Çdo vit gjatë festes se Vitit të Ri ne i premtojmë vetes se herën tjetër që do të hamë tortën tone te preferuar do te jete vetëm kur te kemi humbur 5, 10 ose me shume kilogramë. Ne e duam ushqimin dhe shpesh here hamë për të bërë veten tone të lumtur. Njerëzit kanë tendencën për të ngrënë ushqim ?te keq? por që shijon me shume dhe i japin përparësi patateve të skuqura dhe pijeve te gazuar te mbushura me sheqerna artificiale në vend të perimeve, frutave dhe jogurtërive. Provoni te ndryshoni mënyrën tuaj te keqe te ngrënies dhe praktikoni rregullisht sporte.

5. Përvoja te reja

Premtojini vetes se në vitin e ardhshëm ju do të bëni atë që nuk e keni bërë më parë. Bëjeni jetën më te bukur dhe plot me emocione. Kjo mund të jetë një udhëtim në një vend të largët. Nëse ju nuk mund të përballoni udhëtime, atëherë vizitoni një restorant te ndryshëm për te shijuar një vakt te veçantë. Studioni një gjuhë të huaj ose mësoni te përdorni një instrument muzikor.

6. Shpenzimi i me shume kohe me familjen dhe miqtë

Vlerësoni familjen dhe të afërmit. Mos i shpërfillni. Bisedoni më shpesh me ta, fundja edhe me ane te rrjeteve sociale. Kontaktoni me ta dhe bëjuani te ditur se ata mund te mbështeten tek ju. Pyetini nëse kanë nevojë për ndihmën tuaj. Kaloni me shume kohe me fëmijët. Pa marrë parasysh se sa te zënë mund te jeni në punë, ju gjithmonë mund të gjeni ekuilibrin mes karrierës tuaj dhe në jetës private.

Lajmet e fundit nga