LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Njollat kafe në fytyrë, jo vetëm nga dielli, ja se si t’i hiqni

19 Dhjetor 2014, 08:00, Lifestyle CNA

Njollat ngjyrë kafe në fytyrë janë kthyer në një fenomen që po prek gjithnjë e më shumë femrat. Informimi rreth tyre është tepër i rëndësishëm, sepse vetëm kështu mund t?i parandaloni.

Njollat kafe nuk shkaktohen vetëm nga rrezet e dëmshme të diellit ultraviolet, megjithëse janë të shumtë ata që e besojnë këtë gjë. Ky është një mit, i cili duhet thyer, sepse shpesh këto njolla të fytyrës mund të lidhen thjesht me ngadalësimin natyral të procesit të ripërtëritjes së qelizave të epidermës. Natyrisht në formimin e tyre mund të ndikojë në mënyrë të tërthortë edhe ?sfondi i ekspozimit? apo rrezet e diellit të marra në mënyrë të gabuar gjatë gjithë jetës. Një shkak tjetër i shfaqjes së njollave kafe vjen nga çrregullimet hormonale. Po kështu, edhe përdorimi i kremrave dhe i parfumeve ndikon drejtpërsëdrejti në formimin e tyre.

Ndaj përpara se të filloni një tjetër vit ekspozimi në diell, është e rëndësishme që njollat e ashtuquajtura kafe t?i zbehni, derisa ato të mos bëhen më evidente nga nxirja diellore.

Çfarë duhet të bëni nëse keni njolla ngjyrë kafe në fytyrë?

Kurimi i njollave ngjyrë kafe nga dielli është një problem që i duhet kushtuar shumë kujdes, sidomos nëse e keni lëkurën e pastër. Në këtë lloj lëkure, këto njolla bëhen më të dukshme dhe nëse fenomeni neglizhohet për një kohë të gjatë, ai mund t?ju çojë në pasoja të rënda. Mjafton të ndiqni shembullin e femrave të famshme si Angelina Jolie, e cila deklaron se nuk ekspozohet asnjëherë në diell apo të Madonës, që vazhdon të bëjë banjë në det me çadër. Por ato janë diva dhe këto sjellje mund t?u lejohen pa asnjë problem. Gjithsesi duhet të mbroheni sa më shumë të jetë e mundur nga dielli, sepse nëse ky dëm ju shkaktohet vetëm një herë, ju nuk mund të ktheheni më mbrapsht.

Pra, si duhet të ?silleni? ndaj tyre? Gjëja e parë që duhet të bëni është të merrni një skrab të mirë, të cilin duhet ta aplikoni minimumi një herë në javë, për të hequr të paktën pjesën sipërfaqësore të njollave kafe në fytyrë. Për rastet më të avancuara, kërkojini mjekut tuaj nëse mund të përdorni me sukses fotopeeling me lazer. Thelbësore për kurimin e njollave kafe gjatë ekspozimit në diell, si në det ashtu edhe në qytet, është aplikimi i kremit specifik me vitaminë C ose me luleshtrydhe. Pas tij, në fytyrë, duhet të vendosni kremin klasik kundër diellit. Në këtë mënyrë ju do të mbroni lëkurën që njollat mos të evidentohen më shumë, por në të njëjtën kohë do të nxiheni në mënyrë natyrale. Fytyra, dekolteja dhe duart janë zonat më të goditura nga rrezet e dëmshme të diellit. Ndaj këshillohet që t?u kushtoni sa më shumë vëmendje kur të aplikoni kremra solarë.

Zgjidhja? Mbroni gjithmonë dhe në mënyrë të përshtatshme lëkurën tuaj përpara se ta ekspozoni atë në diell, duke bërë kujdes në zgjedhjet e produkteve cilësore me faktor mbrojtës të përshtatshëm për tipin tuaj të lëkurës (minimumi 30 spf). Ndërkaq, evitoni që të hidhni parfum përpara se të shkoni në plazh. Parfumi është miku i njollave kafe në fytyrë.

Lajmet e fundit nga