LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

5 gjëra të përditshme që duhet të bëjmë për të ulur stresin

18 Dhjetor 2014, 14:05, Lifestyle CNA

Pavarësisht problemeve te ndryshme te njerëzve, janë disa gjera te përditshme qe mungesa e tyre na streson dhe mbase nuk jemi ne gjendje ta kuptojmë.

Organizimi i keq i ditës mund te sjelle një kolaps te vërtete te planeve tuaja dhe mund t?ju mbaje ne një gjendje stresi konstante. Është mire qe te organizoni ditën dhe javën tuaj, te keni një ide dhe orar mbi zhvillimin e çdo veprimtarie, ne mënyre qe mos te jeni asnjëherë ?vone? apo ?jashtë afatit?. Nëse është e nevojshme mbani shënime, ne një bllok tuajin personal ne mënyrë qe te organizoni ditët e javës ne baze te aktiviteteve tuaja.

Teknologjia moderne është më e mira. Me një smartphone, ju mund të gjeni një shumëllojshmëri informacionesh për te cilat interesoheni, jeni vazhdimisht te lidhur me boten e jashtme si dhe ne kontakt me miqtë tuaj ne rrjetet sociale. Çfarë ju nuk mund të kuptoni është, se telefoni vazhdimisht i hapur po ju shkakton stres. A keni kontrolluar ndonjëherë telefonin tuaj me obsesion, duke pritur për një telefonate, një mesazh, ose ndoshta një email? Sigurisht që po. Ne të gjithë e bëjmë këtë gjë. Fikni telefonin tuaj, edhe nëse duket e pamundur, te paktën një ore përpara gjumit.

Besojeni apo jo, faktet tregojnë se sheqeri i varfër i gjakut është një faktor i madh për njerëzit që vuajnë nga depresioni dhe ankthi. Ky është një problem. Ne një situate te tille një gote verë ose një çokollatë e zeze do te ishte shume mire. Gjithashtu per te sulmuar ndjenjen e stresit duhet të hani diçka qe te kete ne përbërje vitaminën C. Ose ushqime te pasura me vitaminën B, për shembull arra, ato ndihmojnë vërtet shume.

Ushtrimet fizike ju japin endorfine dhe endorfina ju bën të lumtur. Disa ushtrime te lehta, ecje , vrap ose aerobi do te ishte mire, mjafton qe te djersiteni. Kur rrahjet e zemrës rriten niveli i stresit ulet.

Në moshën e ?marrëdhënieve sociale?, te pish një filxhan kafe me një mik pothuajse duket si një nocion i çuditshëm. Megjithatë, socializimi është jetik. Ai lëshon një hormon që është provuar se ul nivelet e ankthit. Përveç kësaj, të paturit e një grup shokësh me te cilin mund te dalësh dhe te argëtohesh është e pakrahasueshme.

Lajmet e fundit nga